Studimi: Vetëm një sasi e vogël e ushqimeve të thata nxit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Studimi: Vetëm një sasi e vogël e ushqimeve të thata nxit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Shëndetësi January 19, 2021 - 10:07

Rreziku për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru mund të nxitet nga ushqimet e thata, tregon analiza e re e një studimi ekzistues.

Krahasuar me ata që hanin më pak, njerëzit që pëlqenin ushqime të skuqura kishin rrezik 28% më të lartë për tu prekur nga sëmundje kardiovaskulare dhe 37% rrezik për të pasur goditje në zemër, shkruan gazeta Heart.

Çdo javë, konsumi i 114 gramëve ushqime të thata nxit rrezikun për sulm në zemër me 3%, goditje në zemër me 2% dhe dështim të zemrës me 12%, zbuloi studimi. Studiuesit thanë se kjo ndodh kur ushqimi skuqet, thith pak nga yndyra nga vaji dhe rrit kaloritë.

Përveç kësaj, ushqimet e skuqura dhe të përpunuara shpesh mund të përmbajnë yndyra të tjera, të krijuara nga një proces i industrializuar që shton hidrogjen në vajrat bimorë për t’i bërë ato më të ngurta.

Industria ushqimore i kërkon këto lloj yndyrash sepse prodhohen me çmim të ulët, zgjasin shumë dhe u japin ushqimeve shije dhe pamje me shkëlqim.

Top Channel