A duhet të vaksinohem për COVID-19 nëse e kam tejkaluar virusin?

A duhet të vaksinohem për COVID-19 nëse e kam tejkaluar virusin?

Shëndetësi January 16, 2021 - 14:47

Po. Pavarësisht infektimit fillestar, Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se njerëzit duhet të planifikojnë vaksinimin kur t'iu vijë radha.

“Kjo është pyetje shumë e drejtpërdrejtë”, ka thënë specialisti i sëmundjeve infektive, Amesh Adalja.

“Po, duhet të vaksinoheni”.

Kur dikush shërohet, sistemi i tyre imunitar nuk lejon që ata të sëmuren menjëherë.

“Sistemi juaj imuniar është i gatshëm të identifikojë virusin dhe ta mbrojë veten”, ka thënë mjekja Saksia Popescu, eksperte për sëmundje infektuese në Universitetin George Mason, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Shkencëtarët nuk e dinë ende saktë sa zgjat imuniteti apo sa i fortë është, ndonëse në disa punime kërkimore sugjerohet se mbrojtja mund të zgjasë për disa muaj.

“Është e pamundshme që të dihet sa gjatë mund të ketë imunitet një person”, ka thënë mjeku Prathit Kulkarni, ekspert për sëmundje infektive në Kolegjin për Mjekësi, Baylor.

“Nuk kemi mundësi ta kalkulojmë këtë gjë”.

Vaksinat, në anën tjetër, janë të dizajnuara që të ofrojnë përgjigjje imunitare më të gjatë. Ekspertët thonë se ato duhet të rrisin imunitetin e një njeriu, pavarësisht se në çfarë gjendje është pas infektimit.

“Meqë jemi në këtë pandemi dhe nuk kemi dorë në të, qasja më e sigurt është vaksinimi”, ka thënë Kulkarni.

“Nuk humbisni asgjë, vetëm përfitoni”.

Nëse keni qenë të infektuar në tre muajt e fundit, Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është në rregull që të shtyhet vaksinimi, nëse dëshironi të lejoni të tjerët ta kryejnë këtë gjë para jush, meqë dozat janë të kufizuara./REL

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU