Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun nga lloji i ri i koronavirusit

Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun nga lloji i ri i koronavirusit

Shëndetësi December 19, 2020 - 14:05

Kryeministri Boris Johnson po zhvillon bisedime me kabinetin e tij, mes paralajmërimeve nga shkencëtarët mbi llojin e ri të COVID-19 dhe infeksioneve të rritura.

Këshilltarët qeveritarë kanë paralajmëruar ministrat se ata besojnë që varianti i ri i COVID-19 përhapet më shpejt sesa llojet e mëparshme.

Pritet që grupi këshillimor të mblidhet të hënën për të përpunuar një seri rekomandimesh për mënyrën se si kufizimet e nivelit 3 mund të forcohen për shkak të transmetueshmërisë së shtuar të llojit të ri të koronavirusit.

Mediat britanike raportojnë se të premten ministrat e lartë u takuan për të diskutuar ndërmarrjen e menjehershme të masave./A2news