Studimi: Hunda e thatë mund të jetë një nga shenjat më të hershme të coronavirusit

Studimi: Hunda e thatë mund të jetë një nga shenjat më të hershme të coronavirusit

Shëndetësi December 02, 2020 - 17:07

COVID-19 është treguar se ndikon te njerëzit në mënyra të ndryshme. Ashpërsia e virusit mund të ndryshojë nga personi në person, njëjtë si kollë, ethe dhe humbje e nuhatjes ose shijes, studimet kanë sugjeruar që mund të shkaktojë simptoma gastrointestinale dhe efekte neurologjike.

Tani, studiuesit në Spanjë kanë gjetur se 70 për qind të pacientëve me COVID-19 kanë hundë të thatë përpara ndonjë simptome tjetër.

Vetëm tre për qind e njerëzve në një grup kontrolli, të cilët nuk rezultuan pozitivë për COVID-19, kishin simptoma të hundës së thatë. Dr. Jordi Navarra, së bashku me ekipin e tij në Universitetin e Barcelonës, besojnë se ata mund të kenë zbuluar një tjetër shenjë paralajmëruese të virusit që është injoruar deri më tani.

Ata gjithashtu thanë se simptomat më urgjente të COVID-19, të tilla si gulçimi, kishin “lënë në hije” shenjat më delikate dhe të hershme. Pjesëmarrësit me coronavirus, gjithsej 35, raportuan simptoma të hundës ose para ose në të njëjtën kohë me shenjat e tjera, shkruan Express.co.uk.

Si të tillë, studiuesit kërkuan që të kryhen studime më të mëdha për të përcaktuar se sa kohë njerëzit kanë këto simptoma të hundës përpara se të diagnostikohen me COVID-19.

Kjo shenjë potencialisht e hershme e virusit mund të ndihmojë në kontrollimin e shpërthimeve.

Mesatarisht, simptomat e hundës së pjesëmarrësve zgjatën për 12 ditë. “Simptomat e hundës kryesisht ndodhin bashkë me anosmi ose hiposmi”. Anosmia është një humbje ere, ndërsa hiposmia është një ndjeshmëri e zvogëluar ndaj disa ose të gjitha erërave.

“Prania e këtyre simptomave të hundës, dhe shfaqja e tyre e hershme, mund të lehtësojë diagnozën e hershme të COVID-19″, përfunduan studiuesit. /Telegrafi/