A mund ta infektoj nëna të posalindurin me COVID-19 dhe kujdesi që duhet treguar

A mund ta infektoj nëna të posalindurin me COVID-19 dhe kujdesi që duhet treguar

Shëndetësi October 18, 2020 - 09:21

Që nga janari, studiuesit kanë botuar më shumë se 23.000 artikuj unikë në lidhje me virusin SARS-CoV-2. Por, shumë pak nga ta kanë arritur ta shtjellojnë çështjen se e a mund të infektojnë gratë shtatëzënë foshnjat e tyre?

Në hulumtimn e fundit, studiuesit analizuan dosjet e 101 të posalindurve, të lindur nga nëna me Covid-19 në Nëë York.

Sipas ekspertëve, deri më tani provat sugjerojnë se nuk ka gjasa që një grua që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 të kaloj infeksionin tek I posalinduri I saj. Nga foshnjat e studiuara, vetëm dy nga ta ishin infektuar me virus. Studiuesit nuk kanë arritur ta konfirmojnë nëse infeksioni është paraqitur para apo pas lindjes.

Por, a është I lejuar kontakti I ngushtë lëkurë me lëkurë në mes të foshnjës dhe nënës?

Sipas Cynthua Bannerman, specialist e obstetrikës në Universitetin e Coumbia Vagelos, kjo gjë nuk paraqet rrezik, për sa kohë ekzistojnë masat e duhura të mbrojtjes.

“Gjatë pandemisë, ne vazhduam të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë, që foshnja dhe nëna të kenë kontaktin e ngushte, për të nxitur lidhjen mes tyre dhe zhvillimin e të porsalindurit”, tha ajo.

Disa nga masat që mjekët kishin rekomanduar ishin: mbajtja e maskës nga ana e nënës, pastrimi I vazhdueshëm I duarve dhe gjirit. Këto rekomandime vënë në dyshim udhëzimet e mëparshme, që nuk kanë rekomanduar kontaktit e nënës dhe fëmijës së porsalindur në këtë kohë pandemie. Por sipas ekspertëve, këto rekomandime janë bërë në kohën kur ende ka qenë e paqartë mënyra e transmetimit të SARS-CoV-2.

Si përfundim pavarësisht se Covid-19 është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse, hulumtimet e fundit tregojnë se rreziku I një nëne ta kalojë atë tek I posalinduri është minimal./Gazeta Express