Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Shëndetësi October 17, 2020 - 09:39

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave.

Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz po thonë se vazhdojnë të kenë simptoma për javë ose muaj edhe pasi kanë menduar se janë shëruar.

Ky fenomen është përhapur aq shumë, saqë tani i është dhënë emri: "COVID i gjatë".

Nuk ka asnjë përkufizim mjekësor ose listë të simptomave të njëjta për të gjithë pacientët – dy persona me COVID-19 të gjatë mund të kenë përvoja shumë të ndryshme, por forma më e zakonshme e këtij virusi është lodhja dhe plogështia e përgjithshme.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU