Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Këto janë mënyrat natyrale për rigjenerimin e flokëve

Këto janë mënyrat natyrale për rigjenerimin e flokëve

Shëndetësi September 25, 2020 - 10:31

Është normale për shumë njerëz që të kenë humbje të vogla të flokëve çdo ditë. Veçanërisht kjo vlenë për njerëzit që kanë pësuar humbje peshe, kanë lindur, kanë përjetuar stres të përditshëm ose kanë pasur gjendje të ndryshme shëndetsore. Sidoqoftë, për shkak të disa faktorëve, ndonjëherë humbja e flokëve mund të bëhet një problem më i madh, sidomos për meshkujt duke bërë që shumë të ngelin tullacë në mosha të ndryshme.

Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta dhe efektive për të ruajtur flokët, madje edhe për ti bërë  ato më të forta.

1.Ushqehuni shëndetshëm.

Dieta e pasaktë mund të jetë një ndër arsyet kryesore e rënies së flokëve, por shtimi i produkteve të duhura në dieten tuaj, mund të ndryshojë situatën. Provoni ushqime që nxisin rritjen e flokëve si:

Vezët: të pasura me proteina dhe biotinë, të cilat janë të nevojshme për rritjen e flokëve.

Spinaqi: përmban përbërës thelbësorë të rritjes së flokëve si folati, hekuri dhe vitamina A.

Salmoni dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm: janë burimi më i mirë i omega-3, që lidhet me dendësinë e mirë të flokëve.

Avokadot: janë përplotë me vitaminë E, vitaminë C dhe acide të rëndësishme yndyrore, të cilat kanë doobi të madhe për flokët tanë.

Mishi: është një tjetër burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe hekurit, të cilat janë thelbësore për flokë të shëndetshëm.

2.Aplikoni vajra.

Fërkimi i kokës dhe aplikimi i maskave të flokëve mund të jenë po aq të dobishme sa rregullimi i dietës tuaj. Ju mund të provoni masazhe në kokë dhe maska duke përdorur lloje të ndryshme të vajrave të cilat ndihmojnë për të hequr tensionin dhe për të nxitur rritjen e flokëve tuaja.

Vaji i rozmarinës: mund të përdoret për të trajtuar dhe për të stimuluar flokët të rriten përsëri. Përdorni pikat e tij për të masazhuar kokën disa herë në javë.

Vaji i barbarozës: është një produkt i njohur për efektet në nxitjen e rritjes së flokëve. Mund ta përzieni me një vaj tjetër dhe ta aplikoni si maskë ose ta shtoni në shampon tuaj për ta përdorur gjatë javës.

Xheli i Aloe vera: mund të përdoret për të luftuar zbokthin dhe është e njohur për shërimin e plagëve të  vogla si skuqjet dhe acarimi të cilat mund të dëmtojnë dhe madje të shkaktojnë humbje të flokëve.

3.Përdorni lëngun e qepës.

Era e qepës mund të mos jetë shumë e këndshme, por lëngu i qepës, së bashku me copat e tij, mund të jetë një ndihmë efektive për skalpin e kokës. Lëngu i qepës përmban lëndë ushqyese, të cilat kur aplikohen në flokë, janë të dobishme për gjëndrat. Ju mund të shtrydhni pak lëng ose të shtypni një qepë ta bëni në formë paste, pastaj ta aplikoni në kokë.

4. Shtoni çaj jeshil.

Një nga burimet më të mëdha të antioksidantëve, çaji jeshil njihet si një suplement që përdoret për trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Gjatë një studimi të vogël, vullnetarët pa flokë morën një shampo të ri që përmbante ekstrakt të çajit jeshil, vitaminë D, Omega-3, Omega-6 dhe elementë të tjerë. Në 80% të pjesëmarrësve, rezultatet treguan rigjenerime mbresëlënëse të flokëve.

5. Kontolloni nivelet e vitaminës D

Mund të ketë një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D me humbjen e flokëve. Prandaj, konsultimi me mjekun tuaj dhe marrja e terapisë së nevojshme mund të jetë e rëndësishme. Përdorimi i suplementeve të vitaminës D, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ekspozimi në diell mund t’ju ndihmojë të trajtoni rënien e flokëve më shpejt sesa prisnit.

6. Shmangni krehjen e flokëve kur ato janë të lagura.

Krehja apo stilimi i flokëve menjëherë pasi ti keni larë mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në flokë. Prandaj është më mirë ti lini të thahen dhe më pas të përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë apo një furçë të butë.

7. Shtoni vaj të farës së kungullit.

Në një studim të bërë me pjesëmarrës tullacë të ndarë në dy grupe, njëri grup mori shtesa nga vaji i farës së kungullit, dhe pjesa tjetër mori një suplement tjetër. Në fund të eksperimentit, rezultatet treguan rritje të ndjeshme të flokëve në grupin e parë. Megjithëse, kërkohet më shumë hulumtim për këtë, shtimi i këtij produkti në dietën tuaj, e kombinuar me elementë të tjerë natyral, mund të jetë shumë i dobishëm për flokët.

8. Provoni shampon me licoricë.

Kjo bimë kineze sjell përfitime të mëdha për flokët duke përfshirë stimulimin e rrënjëve, mbështetjen e rritjes së flokëve dhe zvogëlimin e rënies së tyre. Një mënyrë e thjeshtë për ta përdorur është ta përzieni me shampo dhe ta përdoni çdo ditë.

9. Konsideroni xhenxhefilin si një mundësi.

Sipas një studimi tjetër, xhenxhefili përmban elemente bioaktive që mund të përmirësojnë rritjen e flokëve dhe gjithashtu mund të ketë efekte antifungale, antioksiduese dhe antimikrobike mbi lëkurën e kokës tuaj. Mund të përdorni lëngun ose vajin e tij duke e kthyer në një maskë ushqyese për flokët. Kombinojeni atë vajra tjera si jojoba, kokosi ose argani, dhe aplikojeni në flokët tuaj. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni./tvklan.al