Fruti i shijshëm që ju shpëton nga kapsllëku, lehtëson tretjen dhe është “bombë” antioksidantësh
Shëndetësi
September 11, 2020 - 12:07
Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash.
Hurmat ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës. Hurmat e Arabisë gjenden lehtësisht në vendin tonë.
Tretje më e mirë
Hurmat përmbajnë fibër, e cila është një përbërës kyç për tretjen e shëndetshme, transmeton living. Një sasi prej 100 gramësh ofron 7 gramë fibër, e cila do të mundësojë një lëvizje më të mirë të zorrëve.
Fibrat dihet që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut. Ky frut ka gjithashtu nivel shumë të lartë antioksidantësh që ndihmojnë në tretje dhe ngadalësojnë plakjen.