Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Këto simptoma nuk bën t’i injoroni: Janë shenjat më të hershme që në trup po formohet trombi i cili mund të jetë vdekjeprurës!

Këto simptoma nuk bën t’i injoroni: Janë shenjat më të hershme që në trup po formohet trombi i cili mund të jetë vdekjeprurës!

Shëndetësi July 30, 2020 - 09:26

Koagulimi i gjakut apo trombi mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshëm për jetën, nga rrugët e gjakut përhapen nëpër gjithë trupin dhe mund të sulmojnë zemrën, trurin dhe organet e tjera dhe të çojnë deri në fatalitet

Kur koagulimi i gjakut mbyll arteriet, truri, zemra dhe mushkëritë nuk mund të furnizohen me oksigjen dhe për këtë shkak ndodh sulmi në zemër apo në tru, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumica e rasteve mund të pengohet, koagulimi i gjakut paraqet problem serioz për shëndetin publik, i cili vret qindra e mijëra persona të rritur çdo vit.

Këto simptoma janë shenjë që është koha të kërkoni ndihmën e mjekut: Kur formohet trombi në duar dhe në këmbë, thellë nën lëkurë, kjo quhet trombozë e thellë venoze.

Ky është rrezik, sepse koagulimi mund të shkojë nga zemra deri te mushkëritë. Deri te trombozat e thella venoze mund të shkojë nëse një kohë të gjatë nuk keni lëvizur.

Simptomat për alarm janë këto:

Ënjtja: Mund të ndodhë në të njëjtin vend ku koagulimi është zhvilluar apo në gjithë këmbën apo në dorë.

Ndryshimi i ngjyrës: Mund të vëreni që duart apo këmbët ju kanë marrë ngjyrë të kuqe apo të kaltër.

Dhembja: Derisa gjendja do të përkeqësohet, do të ndieni më shumë dhimbje. Ndjenja mund të sillet nga dhembje të topitura deri te ato intensive.

Merrni frymë me vështirësi: Nëse ndodh kjo, do të thotë që koagulimi është zhvendosur nga duart apo këmbët në mushkëri. Mund të shfaqet edhe kollë e fortë apo gjak me rastin e kollitjes.

Ngërçe në pjesën e poshtme të këmbës: Kjo ndjenjë shfaqet nëse koagulimi është në këmbë.

Kur koagulimi i gjakut gjendet në afërsi të zemrës shfaqen këto simptoma:

 Dhembje e fortë në duar dhe në gjoks,

 Djersitje,

 Frymëmarrje e vështirësuar.

Vështirësitë me frymëmarrjen dhe djersitja shfaqen kur trombi gjendet në afërsi të mushkërive dhe quhet emboli e mushkërive.

Veç kësaj, edhe këto mund të jenë alarm:

 Dhembje të madhe në mushkëri,

 Kolla,

 Marramendja.

Fatkeqësisht, koagulimi i gjakut mund të arrijë edhe deri te truri dhe të shkaktojë sulm në tru.

Kujdes këto simptoma:

 Vështirësi me shikimin dhe të folurit,

 Dobësia.