Problemet që shkakton kondicioneri

Problemet që shkakton kondicioneri

Shëndetësi July 15, 2020 - 23:35

Lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë janë këta disa nga shkaktarët e shfaqjes së problemeve me faringjit gjatë stinës së verës Rënia e rezistencës së imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve të ftohta, apo qëndrimi nën kondicioner apo ventilator, ndikojnë në acarimin e faringiteve, por dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 

Ulja e rezistencës së mukozave te personave te predispozuar bën që të shfaqen te tilla probleme. Fëmijët e moshave 2 – 6 – 1 0 vjeç janë kontigjenti më i rrezikuar dhe më i prekur nga faringjiti. Shenja kryesore është: Dhimbja e fytit, ndryshime te timbrit të zërit, këputje trupore.

Fëmijët e vegjël mund të mos pranojnë ushqimin, për shkak të dhimbjes së fytit. Në raste të rralla fëmijët mund të kenë dhe temperaturë deri në 38 gradë. Parandalimi përfshin kujdes në ruajtjen e një ambienti me lagështi dhe temperaturë të përshtatshme.

Po ashtu duhet treguar vëmendje në mënyrën e veshjes, duhet kujdes në qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar. Por ashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Këshilla

• Kujdes në ruajtjen e lagështirës së ajrit në ambientin ku jetoni

• Ajrosni ambientin ku qëndroni

• Pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitamina

• Tregoni kujdes në mënyrën e veshjes • Shmangni korrentet e ajrit

• Qëndroni larg kondicionerëve apo ventilatorëve

• Konsultohuni me mjekun specialist për çdo shqetësim./rtv21/