Nëse keni vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të rrezikshm

Nëse keni vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të rrezikshm

Shëndetësi July 14, 2020 - 21:01

Është i tmerrshëm mendimi që ju apo dikush tjetër nga familjarët tuaj mund të sëmuret nga demencia, mirëpo ekziston një shenjë e cila gjatë racionit mund të sinjalizojë rrezikun

Demencia është grup i gjendjeve të cilat i karakterizojnë simptomat e dëmtimit të trurit. Varësisht nga ajo se cila pjesë e trurit është e sulmuar, simptomat mund të ndryshojnë.

Demencia frontotemporale shfaqet me humbjen e qelizave nervore në lobet e para apo temporale, transmeton Telegrafi.

Disa njerëz me këtë lloj demencie zhvillojnë probleme fizike dhe vështirësi në lëvizje. Mirëpo, shenja e cila shfaqet gjatë ushqimit është gëlltitja e vështirësuar (disfagia), bile edhe kolla apo ngufatja gjatë ushqimit.

Kthimi i ushqimit ndonjëherë edhe nëpërmjet hundës është edhe një shenjë çrregullimi. Gjithashtu, gëlltitja e vazhdueshme e pështymës, pamundësia e përtypjes së drejtë të ushqimit janë edhe disa ndër simptomat.

Vështirësitë me gëlltitjen zakonisht shfaqen në fazën e vonshme të demencias, ndërkaq simptomat që në fillim kryesisht janë përkeqësimi i sjelljes dhe i personalitetit.

Njerëzit të cilët vuajnë nga demencia frontotemporale mund të bëhen të pandjeshëm, madje edhe të pasjellshëm.

Mund të veprojnë me impulsivitet dhe janë të vrazhdë, mirëpo është fakt që kjo sjellje është për shkak të sëmundjes.

Pastaj edhe humbja e interesimit për njerëzit dhe gjërat, si edhe mungesa e motivimit.

Prandaj, nëse te dikush nga familjarët vëreni ndonjë prej këtyre simptomave, çojeni me kohë te mjeku, në mënyrë që sëmundja të zbulohet në fazën e hershme.