Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Ja tri arsye pse është mirë të flini me çorapë

Ja tri arsye pse është mirë të flini me çorapë

Shëndetësi July 09, 2020 - 14:05

Nëse temperaturat në dhomë, tani në verë, janë mjaftueshëm të përshtatshme sa të mos ju pengojnë që të flini me çorape dhe përpos kësaj, çorapet nuk ju bezdisin, atëherë mos u mendoni dy herë që t’i mbani natën sepse përfitimet janë të shumta.

Së pari, nëse mbani çorape, gjasat janë që të flini më shpejt. Kur këmbët janë të ngrohta, truri merr “mesazhe” për të ulur temperaturën e trupit, e cila nga ana tjetër sinjalizon trupin se është koha për gjumë.

Së dyti, gjumi me çorape mund të parandalojë sëmundjen Raynaud, e cila ka të bëjë me mosqarkullimin siç duhet të gjakut. Kjo sëmundje shkakton mpirje, dhimbje të papritura dhe shenja të ngërçeve. Çorapet mund të parandalojnë sëmundjen sepse rregullojnë temperaturën e brendshme të trupit.

Së treti, përmirësojnë shëndetin e këmbëve. Nëse keni thembra të plasaritura ose lëkurë të thatë, mund të aplikoni pak vaj ose krem zbutësh dhe të vishni çorapet./anabel