Këto janë rregullat e plazhit për verën e këtij viti

Këto janë rregullat e plazhit për verën e këtij viti

Shëndetësi May 31, 2020 - 12:38

Me fillimin e lehtësimeve të masave ndaj koronavirusit dhe afrimit të sezonit veror, njerëzit po drejtohen kah plazhet, por qasja mund të jetë e kufizuar dhe zyrtarët e shëndetit publik ende kërkojnë kujdes të shtuar, përfshirë distancën e vazhdueshme fizike.

Rregullat mund të jenë ndryshe në secilin vend të botës, mirëpo këtu sjellim kufizimet me të cilat do të përballet secili që do të shkojë në plazhet e Los Angeles County si Santa Monica dhe Malibu, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

* Kontrolloni kufizimet lokale para se të shkoni në plazh.

* Pa shëtitje rreth e rrotull. Përdorimi i plazhit është i kufizuar në aktivitete të tilla si not, surfing dhe biking.

* Shitësit nuk lejohen brenda në plazh, kështu që iu duhet të merrni me vete gjithçka që ju nevojitet.

* Si brenda dhe jashtë ujit, qëndroni të paktën 1.8 metra nga të tjerët që nuk janë anëtarë të familjes tuaj.

* Asnjë tubim - përfshirë garat atletike apo kampe rinore.

* Përdorni maska gjatë kohës sa jeni jashtë ujit nese ka njerëz afër jush./ZERI