Këshilla për gjumë më të rehatshëm

Këshilla për gjumë më të rehatshëm

Shëndetësi May 31, 2020 - 12:22

1. Vendos orar të rregullt gjumi

Vajtja në shtrat në të njëjtën orë çdo natë , madje dhe në fundjavë, ndihmon për të vendosur një orë të brëndshme biologjike fjetje-zgjimi e cila e bën më të qetë gjumin tuaj.

2. Bëhu aktiv

Sipas studimeve një i rritur që bën palestër 4 herë në javë fle më mirë se një që nuk merret fare me sport. Mundohuni që ushtrimet mos ti kryeni shumë afër orarit të gjumit sepse nëse bëni stërvitje dhe shtriheni menjëherë pas tyre nuk do të bëni gjumë të qetë.

3. Dietë e përshtatshme për një gjumë të mire

 Mundohuni të mos përdorni gjatë mbasdites ose darkës lëngje ose ushqime me përmbajtje kafeinekafe, caj dhe cokollatë. Mos hani gjëra të rënda ose pikante para gjumit pasi kjo e fundit mund t’ju trazojë stomakun.

4. Mos pini duhan

Sipas një studimi duhanpirësit kanë katër herë më shumë gjasa që të mos ndihen të çlodhur nga gjumi i natës. Kjo gjëndje vjen si pasojë e efektit ngacmues të nikotinës . Pirja e duhanit përkeqëson çrregullime të frymëmarrjes si apnea gjatë gjumit, të cilat e bëjnë gjumin jo të rehatshëm.

5. Mos pini alkool para gjumit

Alkooli trazon sistemin e gjumit dhe valët e trurit që ju bëjnë ju të ndiheni të freskët në mëngjes. Pra dhe sikur ju të pini një gotë në darkë ka gjasa që gjumi t’ju zërë shpejt por në mëngjes mezi coheni dhe regjimi i gjumit tuaj prishet.

6. Asnjë pajisje elektronike para gjumit

Përdorimi i pajisjeve elektronike si televizori, kompjuteri, video-lojrat ose celularët pak para se të shtriheni, është një ide shumë e keqe. Drita stimulon trurin duke e bërë shumë të vështirë fjetjen.

7. Bëhuni një ‘koprrac’ shtrati

Sipas disa studimeve më shumë se 80% e të rriturve që flenë me fëmijet e tyre kanë çrregullime gjumi. Gjithashtu probleme kanë edhe ata që flejnë me kafshët shtëpiake. Të gjitha palët meritojnë hapsirën e tyre kur duhet të flejnë. Për këtë arsye bëhuni pak “koprrac” me krevatin tuaj, duke i çuar fëmijët në krevatin e tyre.

8. Temperaturë optimale gjumi

Është shumë e nevojshme që trupi gjatë gjumit të mos ketë ftohtë e as shumë ngrohtë. Temperaturat optimale të dhomës së gjumit janë diku tek 12 deri 24 gradë C. Për të arritur në të tilla temperatura përdorni edhe mbulesat e krevatit.

9. Vendoseni shtrati tuaj në një zonë të kufizuar

 Krevati juaj duhet të lidhet vetëm me gjumin dhe seksin, jo me tavolinën e punës, ngrënies ose televizorit. Nëse nuk ju zë gjumi, zgjohuni, meditoni, lexoni por mos hapni televizorin apo kompjuterin.

10. Errësirë e plotë për të fjetur

Drita i tregon trurit tuaj se është koha per tu zgjuar, për këtë arsye mundohuni ta keni dhomën e gjumit sa më të errët. Mbani larg edhe celularin ose laptopin, pasi dhe drita e tyre mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës (hormon që ndikon tek gjumi) dhe si rrjedhojë tju shqetësojë gjumin.