Pijet më të shëndetshme

Pijet më të shëndetshme

Shëndetësi May 26, 2020 - 08:27

Për shëndetin tonë të mirë nuk është kyç vetëm ushqimi, por edhe ajo se çfarë pimë.Pijet mund ta përmirësojnë shëndetin tonë të çrregullt, duke parandaluar shfaqjen e disa sëmundjeve.

ÇAJI NGA MENTA

Kjo pije zvogëlon simptomat te problemet me tretjen, zbut ngërçet dhe kapsllëkun. Çaji nga menta mund të zbutë dhimbjet në muskuj, e ekspertët e kanë vërtetuar se përmirëson gjendjen pas ushtrimeve. Ky çaj nga kjo bimë është i hatashëm për parandalimin e sëmundjeve të sistemit tretës, përfshirë fryrjen e stomakut, kapsllëkun, ngërçet, diarrenë dhe të vjellat.

LËNGU NGA DOMATJA

Mbron nga lloje të ndryshme të kancerit. Është burim i shkëlqyeshëm me likopen, i cili ul rrezikun për lajmërimin e kancerit të mushkërive dhe të lukthit. Po ashtu ul rrezikun nga shfaqja e kancerit të pankreasit, zorrës së trashë, vezoreve, gojës, gjirit dhe qafës së mitrës. Likopeni po ashtu përmban efekt antioksidues. Ul nivelin dhe ndikimin e radikalëve të lirë dhe mbron shëndetin e enëve të gjakut dhe të zemrës.

QUMËSHTI ME PAK YNDYRË

Ndihmon në kontrollin e dëshirës për ushqim dhe ul rrezikun për shfaqjen e osteoporozës. Përmban proteina dhe pak yndyrë. Trupi e tret më gjatë, e ju do të keni ndjenjën e ngopjes më shumë. Qumështi është burim i mirë për kalcium dhe vitamina D, i cili është i domosdoshëm për absorbimin e kalciumit. Përmes një hulumtimi është vërtetuar se qumështi me përmbajtje të yndyrës përshpejton humbjen në peshë, sepse kaliumi nxit qelizat në shkrirjen e dhjamit.

LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Ul rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve në mishin e dhëmbëve. Hulumtimet tregojnë se është efikas në shërimin e infeksioneve në sistemin urinar. Ekspertët pohojnë se nuk duhet ta konsumoni lëngun e freskët të boronicave të kuqe, pasi që mund të përmbajë sheqer. Zëvendësim i mirë është çaji nga boronicat e kuqe, por pa sheqer dhe qumësht.

QUMËSHTI I SOJËS

Ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Përmban fibra të lëngshme dhe proteina të sojës, të cilat ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm dhe trigliceridet. Nëse e pini në vend të qumështit të lopës, zgjidheni atë që është i pasur me vitamina A dhe D, dhe kalcium. Disa studime kanë treguar se ky lloj i qumështit rrezikon nga kanceri i gjirit, prandaj para se ta përdorni paraprakisht këshilloni mjekun.

LËNGU NGA PORTOKALLI

Ul rrezikun nga shfaqja e kataraktës, kancerit dhe çrregullimeve gjatë lindjes. Pos se forcon sistemin imun, vitamina C posedon edhe efekt antioksidues, ul rrezikun e shfaqjes së qelizave kancerogjene. Po ashtu, është i shkëlqyeshëm në ndërtimin e eshtrave. Portokajtë janë burim i mirë për acidin folik, që është i domosdoshëm për shtatzënat, por edhe për femrat që planifikojnë shtatzëninë.