Infektuar: 4931
Shëruar: 2267
Vdekur: 102
Disa nga mënyrat e lehta për zgjatje dhe fleksibiliet më të mirë që të parandaloni dhimbjet e shpinës

Disa nga mënyrat e lehta për zgjatje dhe fleksibiliet më të mirë që të parandaloni dhimbjet e shpinës

Shëndetësi May 22, 2020 - 15:51

Dhimbja e shpinës është problemi më i madh tek një numër i madh i njerëzve në mbar botë.

Pasi që dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm tek një numër i madh i njerëzve kjo për arsye të shumta dhe një ndër to është edhe qëndrimi jo i duhur në punë, është mire që të punohet më shumë në muskujt e shpinës, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, nëse bëni masazh rregullisht të ndihmon shumë, por gjithashtu duhet ti zgjatni muskujt tuaj  që të ndaloni dhimbjen.

Këta hapa të lehtë të zgjatjeve do ju ndihmojnë në parandalimin e dhimbjes së shpinës.

Ulu drejtë në karrige, me gjunjët larg njëri tjetrit.

Vendoseni këmbën tuaj të majtë në ulëse, në karrige dhe kapeni këmbën jashtë, duke e mbajtur shpinën përpara në një lartësi minimale.

Shtriju në anën e majtë pa e vendosur gjoksin para gjunjëve. Mbaji shpatullat të relaksuara dhe drejt. Uleni kokën ngadalë në drejtim të shpatullës së majtë, shkruan daily health post.

Nëse ndieni dhimbje, vendosni një jastëk në anën e majtë dhe vazhdoni përsëri me zgjatjen.

Që të arrini një zgjatje më të thellë të shpinës, rrotulloni krahun e djathtë.

Merrni frymë thellë.

Që të përfundoni zgjatjet, vendoseni krahun e djathtë përpara trupit tuaj dhe mbi supin e majtë. Mbajeni për disa frymëmarrje.

Rrotulloni krahun e djathtë në brendësi dhe merrni frymë.

Kur nuk e ndieni zgjatjen, le të pushojë krahu i djathtë dhe kthehu në pozitën fillestare.

Relaksohu, dhe përsërite këtë në anën tjetër.

Merrni karrigen dhe fillo zgjatjet.