Mjeku shqiptar nga Milano: Durim, pasi kjo pandemi nuk do të jetë e shkurtër

Mjeku shqiptar nga Milano: Durim, pasi kjo pandemi nuk do të jetë e shkurtër

Shëndetësi April 06, 2020 - 23:10

Altin Palloshi është mjek kardiolog hemodinamist, më konkretisht merret me operacionet miniinvazive të sistemit kardiovaskular (operacione në arteriet dhe strukturat e zemrës si dhe të arterieve periferike si karotide, këmbëve, aorte etj). Aktualisht jeton dhe punon në Milano. Si shumë kolegë të tjerë ai këto ditë është duke u përballur me orë të gjata pune për shkak se spitali ku ai punon është vendosur i gjithë në shërbim të pacientëve të cilët janë të prekur nga Covid-19.

Por kjo nuk e ka penguar t’ju vij në ndihmë edhe shqiptarëve.

Prej disa ditësh sëbashku me profesionist ë të tjerë, mjekë, ka hapur një spital virtual i cili synon të jetë një mbështetje shtesë për popullatën në këto momente të vështira e të jetë një ndihmë për punën e palodhur të kolegëve në Shqipëri duke ofruar asistencën dhe përvojën e vazhdueshme milaneze.

Dr. Altini tregon situatën në Itali dhe çfarë pritet të ndodh në ditët në vazhdim…

-Dr, si është gjendja në spitalin ku ju punoni dhe a keni kontakte të drejtpërdrejta me pacient të cilët janë infektuar nga Covid-19?

Si në çdo spital në Lombardi, por edhe në Itali e tashmë edhe në shtete të tjera, gjendja është e rënduar nga fluksi i madh i pacientëve të prekur nga Covid-19 e të shtruar nëpër spitale. Këtij numri të lartë shtrimesh i shtohen edhe patologjitë e tjera akute që normalisht kanë nevojë për asistence mjekësore. Nga ana tjetër shumica e pacienteve me Covid-19 të shtruar paraqesin përveç pulmonitit viral edhe patologji të tjera prandaj kanë nevoj ë për trajtim të integruar.

Nëse në këtë kuadër imagjinoni dhe kushtet e vështira të punës që janë rrjedhoj ë e shumë faktorëve si ruajtja e sterilitetit duke u kujdesur për ndërrimin e veshjeve në hyrje e dalje nga ambientet e dedikuara, komplikacionet e shumta që këto pacientë kanë, personeli që shteron nga dita në ditë për arsye objektive infektimi apo sëmundjeje, koha që nevojitet për transferimin e pacientëve të infektuar nga një shërbim në tjetrin, në rast nevoje, disponibiliteti i vendeve të shtrimit apo i respiratorëve dhe i sistemeve të tjera të suportit respirator por jo vetëm, atëherë menaxhimi bëhet shumë më i komplikuar.

-Që do të thotë edhe ju si mjek kardiolog jeni në vijën e parë me pacientët e infektuar nga ky virus?

Për tipologjinë e profesionit sigurisht jam në linjë të parë qoftë sepse urgjencat kardiovaskulare vazhdojnë dhe mund të prekin edhe pacient ët me Covid-19, qoftë edhe për tipologjinë e profesionit që, duke qenë intensivist, je direkt i përfshirë në menaxhimin e një numri të madh të pacientëve të tillë. Nga ana tjetër shterimi i numrit të personelit dhe fluksi i madh i pacient ëve Covid-19 ka bërë që të prishen skemat e funksionimit të një spitali normal, dua të them që në linjë të parë tashmë janë edhe figura profesionale që pak kanë lidhje me trajtimin intensiv apo pulmonitin apo kardiovaskular. Për t’ju dhënë një shembull ekipet e trajtimit në repart për arsye numri mjekësh disponibl janë bërë miks e mund të gjesh në ekipin që viziton pacientët Covid-19 edhe ortoped, kirurg, neurolog apo edhe okulist (çdo figurë, në njëfarë mënyre jep ndihmën e tij ndoshta edhe pse jo ekspert). Edhe thjesht të telefonosh familjar ët në shtëpi (meqë nuk mund të vijnë në spital për të takuar të afërmit) është një punë më vete që kërkon kohë, por mbi të gjitha është e rënde psikologjikisht sepse shpesh takon të japësh lajme jo të mira që peshojnë në gjendjen emotive të mjekëve.

-A është kaq dramatike sa e përcjellin mediat situatën në Itali, pse?

Po situata është sigurisht dramatike, jo vetëm në Itali por edhe në vende të tjera. Sigurisht perceptimi i njerëzve që vuajnë vetëm karantinën për arsye sociale është ndryshe nga perceptimi ynë që e jetojmë në çdo moment në spital, por edhe jashtë. Mjaft të kuptoni që edhe kur jemi në shtëpi, mbas një pune të gjatë, jemi pothuaj në mënyrë konstante në telefon apo sisteme të tjera në suport të shumë njerëzve, miq, shokë a pacientë që kanë probleme mjekësore, qoftë Covid-19 (dhe shumë pacient e kalojnë në shtëpi e ndoshta edhe pa bërë tamponin) por edhe për menaxhimin e patologjive kronike që ata kanë (p.sh tensioni i lartë, diabeti apo sëmundje të tjera).

– Italia është një nga vendet me shifra shumë të larta n ë humbjen e jetëve, sipas jush, pse?

Italia ka shifra të larta vdekshmërie sepse janë shifra reale. Po të njëjta shifra pak a shumë, në fund të pandemisë, do kenë të gjitha vendet e prekura që janë të ngjashme në densitet popullate dhe stil jete (nuk di të them sa reale janë shifrat e Kinës). Statistikat që transmetohen në televizion janë të cunguara sepse nuk marrin për bazë përqindjen e popullatës se prekur (dhe popullata e prekur nuk janë se sa tampone pozitiv kemi sepse ka shumë që janë të prekur e nuk kanë bërë kurrë tamponin. Nga ana tjetër duhet përdorur një definicion unik për mortalitetin nga Covid-19 (aktualisht në Itali çdo pacient që është Covid + konsiderohet i vdekur nga Covid ndërsa në ndonjë vend tjetër në disa pacientë pluripatologjik konsiderohen si pacientë të vdekur me Covid pra përjashtohen nga statistika.

Duke parë edhe kaosin e sistemeve shëndetësore, shumë pacient ë mund të mos preferojnë të shkojnë në spital dhe vendosin të rrinë në shtëpi, në të mirë a në të keqe (sidomos në vendet anglosaksone që kanë një filozofi jete ndryshe), këta pacientë nuk do identifikohen kurrë. Me pak fjalë statistikat do jenë reale vetëm në fund të epidemisë kur të jenë kontrolluar rastet një për një dhe të aplikohen kritere e definicione unike në të gjithë botën (me limitet e rastit) e të vihen në raport me numrin e popullatës, co-patologjitë dhe moshën mesatare. Nuk kemi akoma të dhëna nëse virusi ndërkohë ka mutuar apo do mutojë në vazhdim në një sens negativ (pra të b ëhet më agresiv).

-Disa vende e kanë marr lehtë, të tjera kanë marr masa drastike, po sa i rrezikshëm është ky virus?

Kam një vizion personal për këtë pyetje. Kam përshtypjen se popullatës që në kohën 0 nuk u është mundur t’i transmetohet mirë nga media apo ekspertët se, përballë çfarë “kafshe” jemi. Me pak fjalë: Kjo është një pandemi. Edhe unë nuk e kisha jetuar më parë, por e kemi mësuar në libra dhe në histori. Pandemia është agresioni i humanitetit nga një agjent i ri që organizmat tanë nuk e kanë njohur më parë. Si e tillë jemi pa imunitet.

Duke mos pasur imunitet dmth nuk kemi “ushtarë” mbrojtës në gjak ndaj këtij agjenti, demi që shkakton është shumë më i lartë. Imagjinoni gripin nëse nuk do kishim imunitet. Edhe pse virusi i gripit muton çdo vit, por në një përqindje të lartë imuniteti është i ngjashëm, plus ekzistojnë vaksinat e gripit prandaj demi është më i limituar (por ju kujtoj që nuk është 0). Me pak fjalë, pandemia e sigurt që do bëjë demet e veta kudo. E rëndësishme është të limitohen demet sa më shumë të jetë e mundur.

-A ka të rinj që kanë humbur jetën në spitalin tuaj?

Po edhe të rinj kanë humbur jetën (në Lombardi mosha rreth 50 konsiderohet e re), e ndonjë rast sporadik, por shumë rrallë edhe më të rinj.

-Sa të kujdesshëm duhet të jenë ata që vuajnë nga zemra dhe si mund të mbrohen nga ky virus?

Pacientët kardiopatikë anë të ekspozuar ndaj komplikacioneve të virusit shumë më tepër sepse integriteti i sistemit mbrojtës në përgjithësi është e ulur, shpesh kanë imunitet të ulur, marrin shumë ilaçe, janë më të ekspozuar ndaj komplikacioneve të lidhura me terapitë që aktualisht japim për trajtimin e Covid-19 (p.sh. evidenza e sindromit QT-të zgjatur si efekt colateral i terapive antivirale në përdorim e që ekspozon ndaj vdekjes së papritur nga aritmitë, etj etj)./javanews/