Specialistët japin këshillat praktike që ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar kundër koronavirusit

Specialistët japin këshillat praktike që ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar kundër koronavirusit

Shëndetësi April 04, 2020 - 14:13

Lajmi i keq është se nuk ka pilulë magjike ose supë mrekullie që do të “forcojë” imunitetin tonë kundër koronavirusit. Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra se si mund t’i japim sistemit tonë imunitar mundësinë më të mirë të mundshme për të vepruar në nivelin e tij optimal.

Mundohuni të ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime, pasi sidomos perimet janë shumë të vlefshme nëse konsumohet të pagatuara.

Edhe pse mund të ndodheni mbyllur në shtëpi bëni mirë të përfitoni nga koha e mirë dhe të merrni disa rreze dielli në dritare ose në ballkon pasi Vitamina D ndihmon shumë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.

Edhe pse mund t’iu duket e vështirë për t’u realizuar, një dush i ftohtë bën “magjira” për imunitetin tuaj, pasi ai rrit rezistencën tuaj ndaj stresit dhe ankthit.

Gjatë kohës së karantinës keni mundësi të dilni pak kohë nga shtëpia edhe pse me maska e dorashka sërish ju mund të përfitoni nga ajri i pastër i cili ju bën mirë si për humorin ashtu edhe për fizikun tuaj.

Konsumoni sa më shumë probiotik, të ndodhura në ushqime të tilla si lakra, turshi, djath ose buka me fara. Antikorpet e ndodhura në to ju ndihmojnë të përmirësoni sistemin tuaj imunitar.

Mos harroni të respektoni oraret tuaja të gjumit pasi një gjumë i mirë është celësi i një jete cilësore dhe të shëndetshme.

Konsumoni supë pule pasi sipas specialistëve përmban përbërës të tillë që ndihmojnë në forcimin e qelizave të imunitetit të njeriut.