OBSH nuk po e kategorizon si shenjë: Simptoma e pazakontë mund të tregojë se keni COVID-19

OBSH nuk po e kategorizon si shenjë: Simptoma e pazakontë mund të tregojë se keni COVID-19

Shëndetësi April 01, 2020 - 17:27

Humbja e ndjesisë të shijes dhe nuhatjes mund të jetë një nga simptomat më të zakonshme dhe të dukshme të koronavirusit, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit e King’s College në Londër, të cilët janë duke ekzekutuar një aplikacion jozyrtar të monitorimit të simptomave të COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, thonë se gjashtë nga 10 persona (59 përqind) që testuan pozitivisht për virusin raportuan se kishin humbur ndjesinë e shijes dhe nuhatjes, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Vetëm 18 përqind në mesin e njerëzve që testuan negativ dhe që vuanin nga një sëmundje tjetër përjetonin të njëjtën simptomë.

Shkencëtarët tani thonë se humbja e ndjesisë së të nuhaturit dhe të shijuarit duhet të jetë një nga arsyet që njerëzit të vetizolohen.

Udhëzimi për NHS aktualisht sugjeron vetëm izolim për njerëzit që kanë temperaturë të lartë (ethe) ose kollë të thatë, por ka dëshmi në rritje që simptomat janë të ndryshme dhe prekin njerëzit në mënyra të ndryshme.

Një tjetër shkencëtar britanik tha se disa njerëz nuk mund të rikthejnë më shqisat e tyre pas infeksionit COVID-19, por pa pasur prova mbështetëse.