Ekspertët: Virusi korona pëson mutacion, ka tetë lloje

Ekspertët: Virusi korona pëson mutacion, ka tetë lloje

Shëndetësi March 31, 2020 - 18:33

Ekspertët thonë se koronavirusi i ri pëson mutacion, si edhe të gjithë viruset e tjera dhe tani ka tetë lloje që qarkullojnë në mbarë planetin.

Lajmi i mirë është se mutacionet nuk janë vdekjeprurëse, theksoi Trevor Bedford, ueb-faqja e të cilit “Nekst strein” (NextStrain.org) e ndjek genomin e virusit duke shfrytëzuar kampione nga të gjitha pjesët e botës.

Ekspertët i ndjekin genomet e koronavirusit dhe zbulojnë lloje që u paraqitën pasi që virusi për herë të parë vitin e kaluar u transferua nga kafsha në njeri në qytetin kinez Vuhan.

“Në pyetjen nëse ndryshon gjenetikisht, përgjigja është absolutisht po”, theksoi epidemiologu Mark Lipstiç nga Harvardi.

Pyetja është nëse ka noddhur nodnjë ndryshim që e cakton drejtimin e lëvizjes së sëmundjes apo bartjen apo gjëra të tjera që janë të rëndësishme për njerëzit”, shton Lipstiç.

Ekspertët thonë se llojet e reja ndryshojnë shumë pak dhe nuk ka dallim në vdekshmërinë.
“Shkalla e vërejtur e mutacionit (dy mutacione në muaj) është tërësisht normale për viruset. Gripi zakonisht ka numër të njejtë të mutacioneve, madje edhe më shumë”, shkroi Bedford në profilin e tij në Tuiter.

“Epidemitë mund të ndiqen. Jemi në gjendje rregullisht ta sekuencionojmë genomin në mënyrë që të konstatojmë se cilat lloje apo gjini qarkullojnë”, deklaroi Çarlls Çiu, profesor i infektologjisë në Universitetin në Kaliforni.

Edhe përderisa deri më tani genomet e deshifruara japin informata për atë se si përhapja e tij mund të ndalohet dhe nëse ndihmon distanca mes njerëzve, ndërkaq po tregohet se ndihmon, ato nuk janë asgjë më shumë se skicë, paralajmërojnë shkencëtarët. Ata dakordohen se mbetet akoma shumë për t’u zbuluar, por ndryshimet mikroskopike u ndihmojnë ta konstatojnë rrugën patogjene përmes popullimit njerëzor.