Shkencëtarët: Koronavirusi mund të ketë ndjekur njerëzit prej vitesh

Shkencëtarët: Koronavirusi mund të ketë ndjekur njerëzit prej vitesh

Shëndetësi March 30, 2020 - 18:21

Ndërsa pandemia botërore e covid-19 ka shkaktuar një numër në rritje të viktimave në të gjithë botën, shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë me siguri se nga erdhi SARS-CoV-2, transmeton Zeri.info. Edhe pse ata ende nuk kanë të gjitha përgjigjet, përfshirë edhe kur ai na kaloi tek ne nga kafshët, analiza e fundit padyshim konfirmoi që nuk është një virus që u krijua qëllimisht në laborator. Por ky studim gjithashtu ofroi disa pasqyra interesante mbi origjinën e mundshme të llojit të ri të koronavirusit, raporton Science Alert.

Ka qene ndër vite ne njerëz?

Studimi hap disa mundësi interesante në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri. Një skenar sugjeron që virusi mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme tek njerezit për ca kohë para se të mutohet dhe të bëhet i rrezikshëm për njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi. "Eshtë e mundur që versioni origjinal i virusit SARS-CoV-2 u ka kaluar njerëzve duke përvetësuar tipare të reja gjenomike me kalimin e kohës dhe gjatë transmetimeve të pazbuluara nga njeriu në njeri", shkruan një studim ekipi nga SHBA., Britani te Madhe dhe Australi.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe koronaviruse të tjerë të ngjashëm dhe zbuluan se disa pjesë të proteinës së virusit SARS-CoV-2 lidhen aq në mënyrë efektive për qelizat njerëzore, sa ato mund të gjenerohen vetëm në mënyrë natyrale, jo në laborator.

Meqenëse nuk ka origjinën në laborator, shkencëtarët kanë hetuar dy hipoteza të tjera të mundshme që mund të shpjegojnë shfaqjen e tij: a) virusi iu nënshtrua seleksionimit natyror te kafshët dhe më pas kaloi te njerëzit, dhe b) virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, por së pari ishte i padëmshëm dhe më pas kaloi në përzgjedhjen natyrale te njerëzit; domethënë, ndryshimi i gjenomit.

Ndryshimet graduale evolucionare

"Skenari i dytë është që një lloj i ri koronavirus u kalua nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i rrezikshëm," shpjegoi Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Francis Collins. "Më pas, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me kalimin e viteve ose mbase me dekada, virusi u bë i aftë të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë një sëmundje serioze, shpesh kërcënuese për jetën," shtoi ai.

Ekspertët ende nuk e dinë se cila nga dy hipotezat është e vërtetë, dhe do të duhet ca kohë dhe hulumtime të mëtutjeshme për të përcaktuar se si lindi ky virus dhe kur ai u bë i rrezikshëm. Ndërkohë, ne e dimë se nuk ka origjinën në laborator dhe se disa nga metodat më efektive të mbrojtjes janë larja e duarve tuaja rregullisht dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e tjerë.

Studimi i quajtur origjina proksimale e SARS-CoV-2 u botua në revistën Nature Medicine./ZERI