Këto gjëra i duan meshkujt në një lidhje

Këto gjëra i duan meshkujt në një lidhje

Shëndetësi March 28, 2020 - 22:43

Meshkujt zakonisht janë ngurrues për të folur për lidhjet e tyre në një marrëdhënie intime.

Pa marr parasysh se a jeni burrë apo grua që po e lexoni këtë artikull, kjo do ua jap një qartësi më të mëdha në vetën tuaj dhe partnerin tuaj dhe se cilat janë nevojat e juaja dhe të tyre në një lidhje intime.

Lexoni këto këshilla dhe mësoni se çfarë dëshirojnë meshkujt në një lidhje intime, transmeton lajmi.net.

Miratim dhe falenderim

Burrat kanë ego.

Atyre ju pëlqen që shpesh të kenë sigurinë e karrierës, efikasitetin, aftësinë seksuale dhe tërheqejen tonë. Shumë meshkuj, ankohen se sa rrallë partneret e tyre ua thonë se çka pëlqejn tek ata.

Meshkujt, dëshirojnë të dëgjojnë se çka pëlqeni më shumë tek ta. Tregoni se sa tërheqës janë dhe se sa shumë i doni.

Respekt

Meshkujt e ndjenjë respektin si dashurinë.

Nëse ai ndjen se jeni duke mos u pajtuar me të, me karrierën e tij apo në gjërat që ai beson, ai do të ketë një kohë më të vështirë për t’iu besuar dhe për t’iu dashur.

Nëse nuk i respektoni për atë që janë, atëherë ata besojnë se nuk ia doni të mirën.

Një sens të lidhjes seksuale

Meshkujt dhe gratë të dy lidhen përmes seksit dhe komunikimit, por në përgjithësi gratë lidhen më mirë përmes komunikimit verbal, ndërsa meshkujt lidhen më mirë përmes seksit.

Kjo nuk nënkupton që meshkujt duhet të kryejnë marrëdhënie intime çdo ditë për tu ndjerë të lidhur me partneren e tyre.

Zakonisht një burrë bënë seks për të parë se a jeni ende të lidhur me të seksualisht.

Intimitet emocional

Meshkujt janë të mësuar që nga një moshë e re që të mos paraqesin dobësi. Për ta partnerja është hapësira e sigurtë për tu shprehur emocionalisht.

Ata dëshirojnë të hapen me ju për të gjitha problemet, nëse nuk jeni në gjendje t’ia ofroni këtë ai do të largohet nga lidhja.

Hapësirë

Femrat gjithmonë kanë dëshirë të shpenzojnë më shumë kohë me partnerin e tyre, ndërsa meshkujt kanë nevojë për hapësirë dhe të qëndrojnë vetëm me raste.

Kështu që lejojeni atë të ‘frymojë’.

Siguri

Siguria që nuk do ta lini atë. Siguria që do të ndjehet i lidhur me ju dhe në të gjitha pikat që i përmendem. Të ndjehet i sigurt që ju e pranoni atë dhe karrierën e tij.