A janë më të lumtur çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale më shumë? Tregojnë studimet

A janë më të lumtur çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale më shumë? Tregojnë studimet

Shëndetësi March 28, 2020 - 21:37

Kur jeni të rinj ndjeheni sikur keni nevojë të bëni seks përgjithmonë. Dëshira seksuale është shumë e fortë në periudhën e adoleshencës, por nuk është gjithmonë kështu.

Në fakt, njerëzit kanë më pak dëshira seksuale me kalimin e kohës.

Sipas një studimi, niveli i testosteronit në trupin tuaj fillon të bie me moshë. Ky studim po ashtu tregon se 6 nga 10 çifte nuk janë të lumtur me lidhjen e tyre, dhe një prej arsyeve kryesore të kësaj pa lumturie është mungesa e marrëdhënieve seksuale.

Të pasurit një jetë të kënaqshme seksuale është një prej faktorëve kryesor që e determinon suksesin e një lidhje. Një martesë jo seksuale mund të pengojë martesën dhe lumturinë.

Sipas këtij studimi, disa nga çiftet më të lumtura bëjnë seks të paktën një herë në javë. Sido qoftë, seksi më shumë se një herë në javë nuk ka pas ndonjë ndikim në lumturinë e tyre, kjo sipas rezultateve të këtij studimi.

Mund të themi se marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme, por seksi i shpeshtë nuk e determinon lumturinë e një çifti. Ka më shumë gjëra në një lidhje që e determinojnë suksesin dhe lumturinë e martesës apo lidhjes.