Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Mjekët apel atyre që vrapojnë: Jeni duke rrezikuar

Mjekët apel atyre që vrapojnë: Jeni duke rrezikuar

Shëndetësi March 27, 2020 - 23:39

Lëvizja e qytetarëve është vetëm në dy orare, por shumë njerëz gjatë kësaj kohe mund të pyesin nëse mund të bëjnë vrap në natyrë apo ushtrime fizike jashtë shtëpisë.

Francesco Casasco, president i Federatës Evropiane të Sportit dhe Mjekësisë Italiane, thotë një ‘Jo’ të prerë. Sipas tij, të bësh vrap edhe pse i vetëm është e rrezikshme dhe nuk duhet.

“Edhe pse mund të jeni vetëm është një mënyrë për ta ekspozuar veten dhe komunitetin ndaj rrezikut të infektimit. Ata që dalin për vrap kanë tendencën që të pushojnë nëpër stola apo për të bërë ‘stretching’. Zakone që duhet të harrohen. Të vraposh në rrugë është një arratisje nga detyrat e tua si qytetar dhe një rrezik. Dhe pastaj pyes veten, mos u bënë befas të gjithë kaq sportivë tani?”, thotë ai për Corriere.

Casasco këshillon që mund të mbash trupin në formë duke bërë aktivitet në shtëpi:

“Aktiviteti brenda shtëpisë është një zëvendësues i mirë edhe në mungesë të një kopshti. Ka aplikacione ose video në internet që ofrojnë skema trajnimi për secilin nivel. Gjithçka që ju nevojitet është një tapet ushtrimesh”.