Publikohet video e mushkërive të dëmtuara të pacientit me koronavirus

Publikohet video e mushkërive të dëmtuara të pacientit me koronavirus

Shëndetësi March 26, 2020 - 19:38

Një video që tregon mushkëritë e një njeriu me koronavirus është bërë virale në media.

Pamjet tregojnë mushkëritë e një pacienti me COVID-19 që nuk funksionojnë, sipas mjekut Keith Mortman, në George Washington University Hospital.

Video që tregon mushkëritë 3D të pacientit me koronavirus u publikuan nga spitali. Mushkritë e dëmtuara rënd janë të një pacienti mashkull rreth 59 vjeç.

Për të marrë frymë pacienti ka nevojë për ventilator.

“Ai ishte një pacient i shëndetshëm. Përveç presionit të lartë të gjakut, nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore. Por nëse do i bëjmë sërish një video të mushkërive të tij ekziston mundësia që infeksioni dhe procesi inflamator të jetë më i keq,”– tha mjeku.

Zonat e shënuara me të verdha në video paraqesin pjesë të infektuara dhe të dëmtuara të mushkërive, tregoi Mortman.

“Nga skanimi, është e qartë se dëmi nuk lokalizohet në një zonë të vetme, por përkundrazi mbulon pjesë masive të të dy mushkërive, duke treguar se sa shpejt dhe në mënyrë agresive shpërndahet infeksioni, edhe në pacientët më të rinj. Një pacient me mushkëri të shëndetshme nuk do të kishte të verdhë në skanim,”- shtoi mjeku.

Pacienti ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Fatkeqësisht, kur dëmtohen në këtë shkallë, mushkëritë mund të marrin kohë të gjatë për t’u shëruar. Përafërsisht 2-4% të pacientëve me Covid-19, dëmi është i pakthyeshëm,”– përfundoi ai.