Sa ndihmon goma me ujë të nxehtë në lehtësimin e dhimbjeve

Sa ndihmon goma me ujë të nxehtë në lehtësimin e dhimbjeve

Shëndetësi February 26, 2020 - 12:13

Përdorimi i gomës me ujë të nxehtë largon stresin, lehtëson dhimbjet dhe ju ndihmon të keni një gjumë të rehatshëm.

Një gomë e thjeshtë me ujë të nxehtë mund të ndihmojë bebet të kenë një gjumë më të lehtë, ju ndihmojnë gjatë periodave dhe dhimbjeve të qafës, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

I ndihmon bebeve të kenë një gjumë më të lehtë.  Bebet janë sensitive në ndryshimin e temperaturës dhe pëlqejnë më shumë të flenë në temperaturë të ngrohët. Kjo është arsyeja pse ndoshta ato fillojnë të qajnë kur nuk janë në duart e nënave në një shtrat të ftohët.

Ujitja e luleve tuaja. Pa ftohjes së ujit të nxehtë në gomë, nuk është e nevojshme që uji brenda gomës të hidhet duke mos u përdorur më, ujin mund ta shfrytëzoni për ti ujitur lulet në kopshtin tuaj.

Gjatë ciklit menstrual. Dhimbjet e mëdha të barkut gjatë kohës kur jeni me cikël menstrual mund të qetësohen nëse përdorni një gomë me ujë të nxehtë.

Gjatë një kampingu. Kampingu bëhet më shumë gjatë kohës së verës, ndonjëherë mund të bëhet është gjatë sezoneve të ftohta. Qëndrimi gjatë natës në ambiente të hapura me temperatura më të ulëta ndikon edhe në temperaturën trupore, një gomë me ujë të nxehtë ju ndihmon që të ngroheni sado pak.

Kur keni dhimbje të qafës. Dhimbja e qafës fillon pas qëndrimit të gjatë në kompjuter, leximit të një libri, apo edhe kur flini në një pozitë të keqe. Shumica nga ne provojmë masazha të ndryshme apo zgjatje të pjesës së muskujve, goma me ujë të nxehtë ju ndihmon të lehtësojë dhimbjen në qafë.

Largon stresin dhe ankthin. Shpesh kemi stres dhe ankth, kemi nevojë për tu relaksuar dhe për tu qetësuar nga gjërat që na brengosin. Goma me ujë të nxehtë ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë që ju ndihmon të relaksoheni.