Furrtari libanez që tash e 13 vite u jep ushqim të freskët të pastrehëve

Furrtari libanez që tash e 13 vite u jep ushqim të freskët të pastrehëve

Shëndetësi February 25, 2020 - 14:21

Një furrtar me zemër të madhe tash e 13 vite ushqen të pastrehët.

Chris Mansour pronar i furrës One Way Lebanese në Melbourne të Australisë, filloi me punën e tij bamirëse, pasi pa dy persona duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë të mbeturinave para lokalit të tij.

I prekur nga ajo që pa, vendosi t’i ndihmojë. Çdo pasdite ai mbushë kutitë me bakllava, ëmbëlsira dhe specialitete tjera të cilat ia jep të pastrehëve.

Familjet që jetojnë në rrugë presin para lokalit të tij që të marrin ushqimin që ai ua falë. Mansour vlerësohet të ketë dhuruar deri më sot ushqim në vlerë prej mbi 100 mijë dollarë.

Ushqimin që ua jep nuk është “bajat” – përkundrazi i freskët që e dhuron pa përtesë, madje thotë se ky veprim e bën të lumtur atë, transmeton Telegrafi.

“Si mund ta shihni një njeri të uritur dhe mos ta ndihmoni, kur e dini se ju ka tepruar ushqim. Është një ndjenjë shumë e mirë kur i shihni të pastrehët duke dalë nga lokali me ushqim në duar”, ka deklaruar furrtari libanez Mansour.

Image

Image

Image

Image