Infektuar: 1038
Shëruar: 791
Vdekur: 30
Pastroni enët e gjakut me hudhër dhe limon për 40 ditë

Pastroni enët e gjakut me hudhër dhe limon për 40 ditë

Shëndetësi February 25, 2020 - 10:48

Kura me hudhër dhe limon është një nga kurat më të përdorura për pastrimin e gjakut.

Kjo përzierje është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këta përbërës e ulin kolesterinën e keqe në gjak dhe e pakësojnë nivelin e triglicerideve.

Limoni dhe hudhra e parandalojnë trombozën dhe e ulin tensionin e gjakut. Ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për ta pastruar gjakun. Për më tepër, limoni dhe hudhra përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e përgjithshëm të gjakut.

Kura pastruese rekomandohet edhe për të parandaluar disa sëmundje dhe duhet të përdoret vetëm një herë në vit.

Kjo kurë shumë e dobishme mund t’i parandaloj edhe disa sëmundje:

Mbipesha

Isshemia

Sinozieti

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes

Artriti

Reumatizmi

Gastriti

Anemia

Sipas agroweb, për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 4 limonë, 4 thelpinj hudhër dhe 3 litra ujë të zier. Procedura e përgatitjes përfshin larjen e limonëve, qëroni thelpinjtë, hidhini në një enë me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla. Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë dhe përzierjen futeni në frigorifer për 3 ditë.

Pas tre ditëve përdoreni nga një lugë gjelle para çdo vakti. Trajtimi duhet të zgjasë jo më tepër se 40 ditë, dhe duhet të bëhet vetëm një herë në vit.