Kontrolloni ankthin nga koronavirusi, Psikologët: Dobëson sistemin imunitar

Kontrolloni ankthin nga koronavirusi, Psikologët: Dobëson sistemin imunitar

Shëndetësi February 24, 2020 - 19:46

Përballë një situate si ajo e koronavirusit ekziston rreziku i një frike objektive apo i një ankthi të përgjithësuar.

"Por, ky ankth dhe ky panik mund të ulë mbrojtjen imunitare", deklaroi David Lazzari, president i Urdhrit Kombëtar italian të Psikologëve.

“Nuk mund të mohohet kjo situatë që po përjetojmë, por duhet të përballohet pa përhapjen e frikës në mënyrë të panevojshme”, shtoi ai.

Urdhri i Psikologëve ka aktivizuar udhëzues për qytetarët mbi menaxhimin psikologjik të problemit për përballimin sa më të lehtë ndaj tij.