Mos i kombinoni këto ushqime

Mos i kombinoni këto ushqime

Shëndetësi February 16, 2020 - 13:06

Në mënyrë që sistemi tretës të funksionojë si një orë, shmangni ngrënien e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë. Ushqimet e kombinuara në këtë mënyrë mund të shkaktojnë probleme me tretjen, dhe veçanërisht tek ata me stomak të ndjeshëm, ndaj edhe duhet t’i shmangni. Nëse e merrni këtë kombinim të ushqimeve për një periudhë të zgjatur, ekziston mundësia të keni probleme kronike me trejtjen.

Frutat me ushqime të tjera

Frutat janë burimi më i mirë i vitaminave dhe antioksidantëve, por gjithashtu përmbajnë acide që shkaktojnë fermentim në stomak, duke bërë që ai të ngadalësojë tretjen e ushqimeve të tjera. Përveç kësaj, fruti shkakton fryrje të stomakut. Për të shmangur ndikimin negativ të frutave, është mirë që t’i konsumoni me stomak bosh.

Mishi, peshku dhe produktet e qumështit

Një kombinim tjetër që shpesh është i pranishëm. Ajo që ështà « e gabuar këtu është se ky kombinim ka një efekt shumë të keq në sistemin e tretjes. Nëse dëshironi që trupi të përdorë të gjitha lëndët ushqyese nga mishi dhe produktet e qumështit, atëherë është mirë që t’i hani ato veçmas.

Kështu që mishi duhet të hahet në kombinim me perimet. Kjo vlen për produktet e qumështit si djathë, kajmak, salcë kosi. Është mirë t’i konsumoni këto ushqime me perime.

Mishi dhe patatet

Ky është një kombinim tipik i cili nuk është aspak i rekomanduar. Proteinat e mishit treten në stomak, ndërsa niseshteja e patates tretet në zorrët e vogla. Ky kombinim është treguar se ngadalëson metabolizmin, duke sjellë shtim në peshë.

Qumësht dhe çfarëdo

Shumë e kanë të vështirë të pranojnë faktin se qumështi është një vakt në vetvete dhe nuk duhet të përzihet me ushqime të tjera. Arsyeja për këtë është se tretja e qumështit është shumë komplekse. E vetmja g jë e rekomanduar me të cilën mund të kombinoni me qumështin është mjalti, sepse së bashku ato mund të kenë një efekt të dobishëm ndaj mikrobeve.