Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Kanabisi i bën njerëzit të krijojnë kujtime që nuk ekzistojnë

Kanabisi i bën njerëzit të krijojnë kujtime që nuk ekzistojnë

Shëndetësi February 14, 2020 - 15:07

Një hulumtim i ri ka gjetur se intoksifikimi me tetrahidrokanabinol, një përbërës psikoaktiv i gjetur në kanabis, i bën njerëzit të krijojnë kujtime të rreme, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Lilian Kloft nga Fakultetit i Psikologjisë dhe Neuroshkencave në Universitetin Maastricht të Irlandës bashkë me ekipin e saj, kanë analizuar efektet e kanabisit në kujtesën e njerëzve.

Tanimë dihet se kanabisi e afekton kujtesën. Studimet e kaluara kanë treguar, që ekspozimi akut dhe kronik ndaj kanabisit përpos memories e prekë edhe të mësuarit dhe koncentrimin.

“Në këtë studim është vërejtur se pjesëmarrësit, që kanë përdorur kanabis kur janë pyetur nga shkencëtarët për të kaluarën, kanë treguar evente që në të vërtetë nuk kanë ndodhur”, tha autorja i hulumtimit.

Edhe pse deri tani është thënë që kanabisi e përforcon kujtesën, studimi i fundit e kundërshton këtë teori duke vënë në dukje një efekt tjetër negativ të tij.