Bebet me kokë të madhe bëhen më zgjuar, shikoni albumin tuaj të fëmijërisë

Bebet me kokë të madhe bëhen më zgjuar, shikoni albumin tuaj të fëmijërisë

Shëndetësi January 26, 2020 - 16:12
Mesatarisht, koka e një të porsalinduri është 35 cm dhe gjithçka më lart, konsiderohet “e madhe”.

Ndoshta nuk e kishit menduar më parë, por ka një lidhje mes kokës së madhe të fëmijëve dhe funksionimit të trurit

Mesatarisht, koka e një të porsalinduri është 35 cm dhe gjithçka më lart, konsiderohet “e madhe”. 

Nëse fëmija juaj ka një kokë më të madhe se të tjerët, me siguri ju si prind shqetësoheni. Nuk ka ka vend për merak, nëse pediatri juaj nuk ju ka qetësuar.

Një studim ka zbuluar se fëmijët me kokë të madhe kanë tendencë të jenë super inteligjentë teksa rriten, në krahasim me të tjerët. Arsyet i zbuloni më poshtë:

Fëmijët me kokë të madhe rrisin aktivitetin e trurit

Image

Hulumtimi i kryer në Universitetin Edinburgh mblodhi të dhëna nga më shumë se gjysmë milioni njerëz. Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testesh mendore dhe fizike, duke zbuluar detaje në lidhje me stilin e jetës së tyre.

Pas analizimit të të dhënave, hulumtimi zbuloi se personat që kanë pasur kokë më të madhe bebe, kishin rritur aktivitetin e trurit. Ky studim gjithashtu shtoi se këto foshnje janë inteligjente dhe kanë më shumë të ngjarë të diplomohen në universitet. 

Ata kanë një numër më të madh të neuroneve

Image

Një studim tjetër pretendon se njerëzit që kanë lindur me kokë të madhea kanë më shumë neurone në trurin e tyre. Një numër i rritur i neuroneve i bën ata më të shkathët se pjesa tjetër, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve.

Personat me kokë më të madhe kanë potencialin të përdorin aftësinë e tyre mendore në maksimum. Sido që të jetë, ka më shumë rëndësi mënyra se si e shftytëzoni atë që keni.