Dëshiron vetëm seks pa obligime

Dëshiron vetëm seks pa obligime

Shëndetësi January 15, 2020 - 10:13

Në të vërtetë, në intervistën për revistën “GQ” ka zbuluar se ka birësuar një djalë dhe se nuk i interesojnë lidhjet serioze, por vetëm seksi pa obligime, transmeton "Zëri.info".

Edhe pse në publik gati asnjëherë nuk paraqitet pa një paruke të madhe e cila ia mbulon fytyrën, këngëtarja e famshme Sia ka vendosur të flasë për gjërat më private të jetës së saj. Në të vërtetë, në intervistën për revistën “GQ” ka zbuluar se ka birësuar një djalë dhe se nuk i interesojnë lidhjet serioze, por vetëm seksi pa obligime. Ajo ka tronditur të gjithë me deklaratat e saj, pasi ka zbuluar se ekziston kimi mes saj dhe këngëtarit Diplo.

“Lidhja jonë kryesisht bazohet në tentimin për ta shmangur seksin, për të mos e shkatërruar bashkëpunimin në biznes, sepse ai është ekstra i bukur”, e ka pranuar ajo. Por ajo më vonë i ka dërguar një mesazh, duke i kërkuar seks. “Gjatë këtij viti i kam dërguar atij mesazhin: ‘hej, ti je njëri prej 5 personave që më tërheq në aspektin seksual dhe tani pasi kam vendosur të jem e vetme deri në fund të jetës dhe pasi kam birësuar një fëmijë, nuk kam kohë për lidhje.

Nëse je i interesuar për seks pa detyrime, lajmërohu”, e ka pranuar ajo. Edhe pse nuk dihet identiteti i fëmijës që e ka birësuar, në maj të vitit të kaluar në “Twitter” ka shkruar se do të dëshironte që ai të ishte reperi 16-vjeçar të cilin e kishte parë në dokumentarin "Foster"./ZËRI