Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Uji me akull dhe frymëmarrjet e thella që ju bëjnë të ndiheni 'super-njeri'

Uji me akull dhe frymëmarrjet e thella që ju bëjnë të ndiheni 'super-njeri'

Shëndetësi December 14, 2019 - 10:30

Futem pa rroba në një frigorifer të mbushur me akull dhe ujë të ftohtë, në dhjetor. Trupi fillon të më shtrëngohet, ndërsa fryma nuk mund të largohet nga mushkëritë. Ndihem sikur po kaplohem nga sulmi në zemër.

Dyshoj se kjo terapi, e udhëhequr nga trajneri Tony Riddle, do të më shkatërrojë. “Brenda secilit njeri ndodhet qëndrueshmëria e një atleti”, është njëra nga shprehjet që ma thotë në takim.

Filozofia “ringjallëse” e trajnerit Riddle ka të bëjë me rilidhjen e njerëzve me sjelljet e tyre natyrore, sidomos me mënyrën e lëvizjes, nga e cila janë larguar për shkak të stilit modern të jetesës.

Ne nuk jemi të krijuar për të qëndruar ulur dhjetë orë në ditë, thotë trajneri. Drita artificiale e çrregullon ciklin tonë të gjumit, ndërsa arkitektura urbane e inkurajon sjelljen e keqe.

“Efektet e zhytjes në ujë të ftohtë janë të nënvlerësuara”, thotë ai. Trajneri beson se futja në ujë të akullt sjell përfitime në aspektin e reagimit të qelizave, organeve të tretjes dhe sistemit imunitar.

“Merr frymë”, më thotë trajneri. Nxjerrja e ajrit e qetëson sistemin nervor, shton ai. Vërtet kështu më ndodh. Trupi nuk më dridhet më. Qëndroj dy minuta në ujë të ftohtë dhe befasisht jam i qetë. Trupi im përshtatet, më shumë sesa kam menduar. Kur dal jashtë ujit, ndihem si “super-njeri”, shkruan “The Guardian”