I konsumojmë me shumicë, këto pije mund të shkaktojnë vdekjen e parakohshme

I konsumojmë me shumicë, këto pije mund të shkaktojnë vdekjen e parakohshme

Shëndetësi December 10, 2019 - 18:13
Detajet

Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun për vdekjen nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Sipas studiuesve në universitetin e Harvard, konsumimi i një kanaçeje me pije me sheqer apo pije energjike, shton me 31% shanset për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Në të njëjtën kohë, rrit dhe mundësinë e vdekjes me 50% përfshi këtu edhe kancerin.

Ndërkohë përsa i përket pijeve dietike, studiuesit kanë dalë në përfunimin se duhet të konsumohen më shumë se 4 kanaçe.

Studimi është udhëhequr nga Vasanti Malik, një kërkues shkencor në Fakultetin e Shëndetit Publik, në departamentin e ushqimit.