Ja disa arsye shëndetësore pse duhet të konsumoni jogurt

Ja disa arsye shëndetësore pse duhet të konsumoni jogurt

Shëndetësi December 07, 2019 - 14:55
Detajet

Studimet kanë treguar se konsumi i jogurtit dhe futja e tij në dietën tuaj ditore, ka një varg përfitimesh shëndetësore.

Duke filluar nga ulja e rrezikut të kancerit, imunitetit dhe tretjes më të mirë dhe evitimin e erës së keqe të gojës, jogurti patjetër duhet të jetë pjesë dietës tuaj, përcjell lajmi.net

Ulë rrezikun e kancerit të gjirit: 

Përbërësit tek kosi rrisin përqëndrimin e baktereve të dobishme në gji, kështu duke e ulur rrezikun e kancerit të gjirit.

Eliminon erën e keqe të gojës:

Kosi eliminon bakteret në gojë të cilat e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe në këtë mënyrë një filxhan me kos në ditë, është një ide e mirë.

Ndihmon tretjen:

Siç është cekur më lartë, jogurti është indikator i formimit të baktereve të dobishme dhe në këtë mënyrë ndikon pozitivisht edhe në sistemin e tretjes.

Çelësi për një zemër të shëndetshme:

Disa ekspert të shëndetësisë kanë thënë se konsumi i kosit ndihmon njerëzit që të kenë presion normal të gjakut dhe nivelet e kolesterolit në sasinë normale.

Nuk ju lejon të shtoni peshë:

Dietologët kanë treguar se jogurti nuk e lejon trupin të shtoj peshë, e përveç asaj në disa raste ndihmon edhe në humbjen e saj.