Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Pirja e duhanit shkakton njolla të bardha në tru

Pirja e duhanit shkakton njolla të bardha në tru

Shëndetësi December 07, 2019 - 11:48
Detajet

Sipas një studimi të ri, duhanpirja shkakton njolla të bardha në tru dhe ato kanë efekte më të dëmshme sesa është menduar më parë.

Është e mundur që ju jeni njëri nga personat që keni pika të bardha në tru. Njerëzit e shëndoshë nuk janë të kursyer nga këto shenja, por personat e sëmurë janë më të rrezikuar nga to. Nëse pini duhan, gjasat rriten edhe më shumë.

Këto pika nuk vërehen pa u bërë një analizë e thellë e trurit. “Pikat e bardha janë të zakonshme me kalimin e moshës, por ato nuk janë të mira, sepse e bëjnë trurin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve”, thotë mjekja Asta Haberg.

Shenjat e bardha fillojnë në thellësi të trurit dhe më pas përhapen. Kjo gjetje i bën gjërat më shqetësuese. Shkencëtarët ende nuk e dinë pse shfaqen këto pika dhe ato vazhdojnë të jenë misterioze.

Megjithatë, shkencëtarët kanë filluar t’i mbledhin copëzat e mozaikut. “Duhanirja dhe shtypja e lartë e gjakut e rrisin rrezikun”, thotë mjekja Haberg.

Sëmundje të ndryshme të trurit, përfshirë demencën dhe pikën në tru, kanë më shumë gjasa të shfaqen në moshë më të shtyrë, ndërsa duhanpirja është më e pranishme tek mosha e shtyrë.

“Mbajtja e trurit në gjendje të shëndoshë mund t’i zvogëlojë efektet negative nga sëmundjet e tjera. Këshillimi i rregullt mjekësor në lidhje me shtypjen e lartë të gjakut dhe shmangia e duhanit janë të mira për trupin dhe trurin”, thotë Haberg, shkruan “Neuroscience”, transmeton express