Çdo 90 sekonda dikush diagnostikohet me kancer – 10 shenjat që duhet t’i dini!

Çdo 90 sekonda dikush diagnostikohet me kancer – 10 shenjat që duhet t’i dini!

Shëndetësi December 06, 2019 - 17:17
Detajet

KANCERI… është një fjalë të cilës të gjithë i frikësohemi – është sëmundje që i përçan familjet, i shkatërron jetët dhe shkakton agoni.

Dhe tani statistikat e reja kanë zbuluar se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo 90 sekonda dikush diagnostikohet me këtë sëmundje vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Studimet tregojnë se numri i njerëzve që jetojnë me kancer është rritur për 20% gjatë pesë viteve të fundit.

Me këto statistika në mendje, më poshtë jua sjellim disa prej shenjave të hershme paralajmëruese të kancerit që gjithsecili duhet t’i dijë.

Humbje e pashpjeguar e peshës

Nëse nuk keni qenë duke provuar të humbni peshë por e keni bërë këtë, atëherë duhet të ndiheni të alarmuar sepse humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë një prej shenjave të para të kancerit në pankreas, lukth, ezofag apo mushkëri.

Ënjtje apo gunga të pazakonshme

Gungat dhe ënjtjet në çdo pjesë të trupit duhet të merren me seriozitet.

Kolli i vazhdueshëm

Shumica e llojeve të kollit zhduken pas tri apo katër javëve. Nëse kolli juaj nuk largohet pas kësaj periudhe, keni probleme me frymëmarrje dhe ndodh që kollitni me shenja të gjakut, atëherë kjo mund të jetë shenjë e kancerit në mushkëri.

Nishane…

Të gjithë e dimë se nishanet mund të jenë shenja të kancerit të lëkurës, por ju duhet të shikoni edhe për çdo nishan të ri apo ndryshim në nishanet ekzistuese në aspektin e madhësisë, formës apo ngjyrës.

Gjak në urinë apo jashtëqitje

Gjaku në urinë dhe jashtëqitje janë një arsye urgjente për ta caktuar sa më parë terminin te doktori.

Probleme me urinim

Problemet me urinim, ndonëse mund të duken të padëmshme, janë gjithashtu shenjë alarmuese.

Dhimbje e pashpjegueshme

Dhimbja është një prej mënyrave se si trupi na tregon se diçka është duke shkuar gabim.

Thartia në lukth

Të gjithë e kemi përjetuar këtë dhimbje në gjoks që shkaktohen nga thartia në lukth. Nuk është sulm në zemër, por djegie apo probleme me tretje. Sidoqoftë, nëse ju shfaqet zakonisht, atëherë duhet të keni kujdes.

Probleme me gëlltitje

Nëse ndiheni sikurse vazhdimisht ju mbetet ushqimi në fyt, atëherë duhet të takoheni me doktorin sepse mund të jetë shenjë e kancerit në ezofag.

Djersitje gjatë natës

Nëse zgjoheni në mes të natës të mbuluar me djersë, atëherë gjithashtu duhet të keni kujdes.