Shkencëtarët izraelitë gjejnë mënyrë për të trajtuar kancerin në pankreas për 14 ditë

Shkencëtarët izraelitë gjejnë mënyrë për të trajtuar kancerin në pankreas për 14 ditë

Shëndetësi December 05, 2019 - 14:56
Detajet

Tumori në një mi laboratorik ishte zhdukur tërësisht pasi ishte injektuar me qeliza kanceri njerëzor, shkencëtarët në Universitetin e Tel Aviv njoftuan për rezultatet e eksperimentit, transmeton Gazeta Metro.

Ky trajtim i ri i zhvilluar në Univesritetin e Tel Aviv ndikon në shkatërron qelizat e kancerit në pankreas, duke zhdukur numrin e qelizave kancerogjene deri në 90 për qind pas dy javë e injektimeve ditore me molekulën e njohur si PJ34.

Kanceri i pankreasit është më  i rëndi për të trajtuar. Shumica e njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen nuk arrijnë të mbijetojnë mbi pesë vite.

Hulumtimi i udhëhequr nga Prof. Malka Cohen-Armon dhe ekipi i saj tek Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tel Aviv e në bashkëpunim  me ekipin hulumtues mbi kancerin në Qendrën Hulumtuese për Kancer në Qendrën Mjekësore Sheba, ishte publikuar në revistën shkencore Oncotarget.

Më konkretisht hulumtimi kishte gjetur se PJ34, kur injektohej në mënyrë intervenoze , shkaktonte vetë shkatërrimin e qelizave njerëzore kancerogjene gjatë mitozës.

Hulumtimi ishte kryer me transplantimin e qelizave njerëzore nga pankreasi me kancer tek minjtë me imunitet të kompromentuar. Një muaj pas injektimit ditor për 14 ditë me molekulën, “kishte reduktim prej 90 % të qelizave kancerogjene në tumor”, ka thënë Cohen-Armon. Në njërin prej minjve “tumori ishte zhdukur tërësisht”.

Cohen-Armon vazhdoi me shpjegimin e saj rreth të gjeturave të hulumtimit se si ndodhte ky reagim ndaj trajtimit.

“Kjo molekulë shkakton një anomali gjatë mitozës së qelizave njerëzore kancerogjene, që nxit vdekjen e përshpejtuar të qelizave”. “Kështu që, shumimi i vet qelizave në vetvete rezulton në vdekjen në qelizat kancerogjene të trajtuara”.

Për më shumë, Cohen-Armon tha, duket se PJ35 nuk ka asnjë ndikim në qelizat e shëndosha, pra “asnjë efekt i dëmshëm nuk është vërejtur”. Minjtë, vazhdoi ajo, vazhduan të rriten dhe të shtojnë peshë si zakonisht.