Zverdhje, kruarje- kushtojini rëndësi këtyre simptomave të çrregullimeve të mëlçisë

Zverdhje, kruarje- kushtojini rëndësi këtyre simptomave të çrregullimeve të mëlçisë

Shëndetësi December 05, 2019 - 11:58
Detajet

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ajo ka një rol tejet të rëndësishëm, duke filluar nga pastrimi i gjakut, tretja e ushqimit si dhe luftimi i infeksioneve.

Disa nga shenjat kryesore, të cilat tregojnë se keni dëmtime në mëlçi janë:

Ënjtje– mëlçia e dëmtuar mund të shkaktoj ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është e dëmtuar, ajo nuk mund të funksionoj siç duhet, prandaj shkaktohet akumulimi i ujit në trup dhe gjymtyre, sidomos në zonën e barkut dhe këmbëve.

Nxirje– nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet shumë shpejt edhe në rastet kur keni një dëmtim të lehtë.

Kruajtje– një simptomë tjetër e problemeve me mëlçinë është kruajtja në pjesë të ndryshme të lëkurës.

Probleme me tretjen– problemet me mëlçinë vërehen edhe në tretje. Zakonisht këto probleme manifestohen me ndryshimin e ngjyrës së jashtëqitjes dhe urinës.

Zverdhje– lëkura dhe sytë kanë tendencë të bëhen të verdhë, në rast të dëmtimit apo ndonjë sëmundjeje në mëlçi. Kjo gjë ndodhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës, e cila nuk arrin të përpunohet siç duhet.

Sëmundjet dhe dëmtimet e tjera në veshkë kanë tendencë të mos shfaqin simptoma, deri në momentin kur problemi bëhet i parikuperueshëm, prandaj është e këshillueshme që të bëhen kontrolle të vazhdueshme tek mjeku specialist.