Pse vitamina K është shumë e rëndësishme për burrat

Pse vitamina K është shumë e rëndësishme për burrat

Shëndetësi December 04, 2019 - 23:18
Detajet

Kur mendoni për vitaminat që janë të rëndësishme për shëndetin, sigurisht nuk u shkon mendja te vitamina K.

“Të rriturit, sidomos burrat e moshuar, e konsumojnë shumë pak vitaminën K”, thotë Sarah Booth, drejtoreshë e Laboratorit të Vitaminës K, në Univerisitetin e Bostonit.

Studimet theksojnë se mungesa e vitaminës K është e lidhur me moshën, sikurse është shëndeti i zemrës dhe lëvizja.

Në një studim të vitit 2015, personat 65 vjeç e më të vjetër që konsumuan vitaminën K, kanë performuar shumë më mirë në testet e njohurisë sesa moshatarët e tyre që e konsumonin më pak.

“Vitamina K është e rëndëisishme sepse është e përfshirë në koagulimin e gjakut”, thotë Geoffrey Barnes, kardilog në SHBA.

Sipas tij vitamina K ka një rol të rëndësishëm edhe një mbajtjen e indieve dhe forcimin e tyre.

Vitamina K ndodhet te ushqimet e gjelbërta, si brokoli, spinaqi, asparagji, kivi, avodado, lakra,  e verdha e vezës, fasulja dhe ushqimet e fermentuara.

Vitamina K parandalon mpikjen e gjakut, prandaj te njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës sugjerohet të merret vazhdimisht.