Kjo është një ndër sëmundjet më të rrezikshme, shkaktare e 5000 vdekjeve

Kjo është një ndër sëmundjet më të rrezikshme, shkaktare e 5000 vdekjeve

Shëndetësi November 22, 2019 - 15:15
Detajet

Fruthi është një ndër sëmundjet më të rrezikshme ka vrarë afërsisht 5 mijë persona në Republikën Demokratike të Kongos.

Kjo sëmundje është shpërndarë në të gjithë provincat e vendit. Sipas studimeve të bëra rezultojnë të prekur më shumë se çerek milioni njerëz gjatë 1 viti.

Rezultatet tregojnë se fruthi ka shkaktuar dyfishin e vdekjeve se sa Ebola në 15 muajt e fundit. Fruthi vjen në formën e gripit ku simptomat e para janë temperaturë, rrjedhje hundësh dhe tështima.

Më pas ajo shoqërohet me skuqje të të gjithë fytyrës deri sa infeksioni përhapet në të gjithë trupin. Shumë njerëz kurohen nga kjo sëmundje nëpermjet vaksinave të ndryshme por që mund të lërë pasoja afatgjata.