Këto janë vlerat shëndetësore të mandarinave

Këto janë vlerat shëndetësore të mandarinave

Shëndetësi November 15, 2019 - 14:21
Detajet

Mini-mandarinat ose siç quhen mandarinat “kumkuat” janë pjesë e familjes botanike “rutaceae”.

Shija e tyre është e ngjashme me agrumet e tjera, por ndryshe nga ato, këto mandarina mund të hahen të plota me gjithë lëkurë.

Mandarinat “kumkuat” kanë qenë prej kohësh pjesë e traditës shqiptare, por kryesisht për zbukurim.

Fruti i vogël përmban një deri në tre fara, por ka edhe nga ato mandarina që nuk përmbajnë fara.

Shija e ëmbël dhe pakëz e athët e këtyre mandarinave i ka bërë ato një burim ushqimor që në lashtësi.

Një nga faktet më befasuese të kësaj agrumeve është që mund të rritet lehtësisht në çdo cep të Shqipërisë, madje edhe në shtëpi, ballkon, kopsht, etj.

Pemët e mandarinave “kumkuat” prodhojnë kokrra të vogla të shijshme. Fidanët mund t’i blini në treg dhe t’i mbillni nëpër vazo, me kosto minimale. Për një bimë të rritur mjaftueshëm nuk do të paguani më shumë se 2 mijë lekë

Vlerat shëndetësore të mandarinave “kumkuat”

Mandarinat “kumkuat” përmbajnë minerale dhe vitamina. Ato përmbajnë sasi të moderuara të vitaminës A, riboflavinës dhe manganit, që janë thelbësore për mirëqenien e organizmit.

Më poshtë do të gjeni listën e përfitimeve që do të merrni nëse konsumoni mandarinat “kumkuat” në mënyrë të rregullt.

Forconi kockat

Përmbajtja domethënëse e kalciumit që këto mandarina kanë do të ndihmojë në mbrojtjen e kockave për një periudhë afatgjatë.

Mbrojnë sistemin tretës

Mandarinat “kumkuat” luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit tretës, gjithnjë nëse i konsumoni rregullisht. Tetë kokrra mandarina ofrojnë 10 gramë fibër, dhe për më tepër ngrënia e tyre nuk është një gjë e vështirë. Fibra që ato përmbajnë e ndihmon sistemin tretës të kryejë funksionet e veta në mënyrë efikase dhe të shëndetshme.

Ruajnë shëndetin e lëkurës

Mandarinat “kumkuat” përmbajnë sasi të mjaftueshme antioksidantësh dhe vitaminash, që i bëjnë ato ideale për të kuruar lëkurën nga ndikimi negativ i radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë rrudha, njolla dhe varjen e lëkurës.

Mbrojnë sistemin imunitar dhe kurojnë të ftohtin

Mandarinat “kumkuat” kontrollojnë sistemin imunitar, duke qenë se janë të pasura me vitaminë C, ashtu si edhe portokallët. Nëse nuk do të kishim vitaminën C, nuk do të arrinim të mbronim dhe të shëronim organizmin. Nga ana tjetër, mandarina kumkuat është shumë e mirë për të qetësuar dhimbjet e fytit nga të ftohtit.

Përmirësojnë shikimin

Mandarinat kumkuat janë një burim i pasur i vitaminës A dhe beta karotenit, që ofrojnë një shëndet më të mirë të syve.

Ofrojnë shumë energji

Këto kokrra të vogla përmbajnë shumë karbohidrate dhe japin shumë energji. Për më tepër, niveli i lartë i riboflavinës e bën procesin e dhënies së energjisë shumë më të lehtë, sepse kjo vitaminë është e rëndësishme në të gjithë prodhimin e energjisë.

Zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka

Mandarinat kumkuat përmbajnë sasi të mëdha të acidit citrik, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave dhe parandalon formimin e gurëve të dëmshëm. Mandarinat kumkuat përdoren edhe në gatim. Ato mund të fermentohen ose të përdoren në ëmbëlsira dhe në sallata.