E thonë studiuesit/ Ja pse nuk duhet të hani pas orës 6 pasdite

E thonë studiuesit/ Ja pse nuk duhet të hani pas orës 6 pasdite

Shëndetësi November 12, 2019 - 23:18
Detajet

Studiuesit tani thonë se koha kur ushqeheni mund të luajë një rol të rëndësishëm në shëndetin kardiovaskular.

Gratë që ishin pjesë e studimit, e që e hanin darkën pas orës 6 pasdite përballeshin me sulmin në zemër, sugjeruan gjetjet e hulumtimit një-vjeçar, transmeton lajmi.net.Ato që hëngrën darkën më vonë kishin më shumë faktorë rreziku, siç janë tensioni i lartë, indeksi i lartë i masës trupore (BMI) dhe kontrolli i dobët i sheqerit në gjak.

Ekspertët e Universitetit Columbia, të cilët studiuan 112 gra, thonë se zgjedhja për të ngrënë më herët në mbrëmje mund të jetë një mënyrë ‘e thjeshtë’ për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.Studimet kanë treguar vazhdimisht se njerëzit që i përmbahen më shumë masave kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.