Kujdes, përdorimi i këtyre barnave për vetëm një javë shkakton diabetin

Kujdes, përdorimi i këtyre barnave për vetëm një javë shkakton diabetin

Shëndetësi November 12, 2019 - 11:05
Lexo Detajet

Një tabletë shumë e përdorur anti inflamatore e quajtur prednisolon, mund ta rris rrezikun e diabetit vetëm një javë pas përdorimit të saj, shkruan Dailymail.

Më shumë se 3% e britanikëve, marrin glukokortikoide për ta trajtuar astmën, artritin, alergjitë, ekzemën si dhe çrregulimet e sistemit tretës. Mirëpo, sipas një studimi të fundit, një lloj i këtyre barnave i quajtur- prednisolone, mund të interferoj me procesin e rregullimit të sasisë së sheqerit në gjak dhe ta pengoj atë.

Kontrollimi jo i duhur i sheqerit në gjak, çon deri në rezistencë ndaj insulinës, dhe kështu mund të përfundoj deri tek sëmundja e diabetit.

“Ky është studimi i parë, i cili ekzaminon efektet, që këto barna të cilat përshkruhen shumë shpesh nga mjekët mund të kenë në rritjen e rrezikut për diabet”, tha Dr. Riccardo Pofi, autor i këtij studimi.

Në studimin e bërë, është vërejtur se vullnetarët, që kishin përdorur këtë lloj tablete për vetëm një javë, kishin nivel më të lartë të sheqerit dhe kolesterinës në gjak.

Vetëm në vitin 2018, prednisolone iu është përshkruar gati 8 milion personave në Britaninë e Madhe. Ky studim është publikuar në konferencën manuale të Endokrinologjisë. /Express