Shkrini kaloritë me këto veprime

Shkrini kaloritë me këto veprime

Shëndetësi October 19, 2019 - 12:30
Detajet

Është e pamundur të jetohet i mbrojtur dhe pa stres, por tensionimi konstant mund të shkaktojë që gjëndrat e adrenalinës të sekretojnë shumë kortizol, transmeton "Zëri.info".

Të gjithë ne dimë se çfarë është metabolizmi – reagimet kimike, të cilat ndodhin në organizmin e gjallë për të na mbajtur në jetë. Kësaj radhe jua sjellim disa këshilla efikase si ta përshpejtoni metabolizmin dhe t’i shkrini kaloritë
 

Zgjidhini proteinat

Proteinat janë bazë në ndërtimin dhe në pastrimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të pastër të keni, aq më shumë do të shkrini kaloritë. Do të ishte mirë që të përdorni 46 gramë proteina në ditë dhe jo në të njëjtën shujtë.

Qetësojeni stresin

Është e pamundur të jetohet i mbrojtur dhe pa stres, por tensionimi konstant mund të shkaktojë që gjëndrat e adrenalinës të sekretojnë shumë kortizol. Niveli i lartë i hormonit të stresit mundet ta ndryshojë mënyrën se si metabolizmi grumbullon dhjamin, duke e dërguar në stomak, ku ngjitet për organet tuaja vitale.
 

Mos i lini anash ushtrimet

Vetëm 45 minuta ushtrime intensive mund t’ju ndihmojë ta përshpejtoni metabolizmin tuaj, madje për 37% vetëm pas 14 orë ushtrime. Ushtrimet energjike ngritin temperaturën e brendshme. Pas ushtrimeve të tilla keni nevojë për energji shtesë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Ushtrimet djegin kaloritë e në mënyrë që metabolizmi juaj të jetë aktiv edhe pas ushtrimeve duhet të ushtroni së paku edhe dy herë në javë nga 45 minuta ushtrime intensive./ZËRI

Image

Image