Shkencëtarët gjejnë arsyen se pse personat në mbipeshë preken nga sëmundjet e mushkërive
Në studimin e fundit është zbuluar se në mushkëritë e personave me mbipeshë, gjendet një numër i lartë i indeve yndyrore, shkruan BBC, transmeton Express.
Hulumtuesit australianë kanë analizuar mostra të mushkërive të marra nga 52 njerëz, dhe kanë gjetur një sasi të lartë të indeve yndyrore, të cilat ishin zhvilluar në mushkëri. Shkencëtarët kanë thënë se këto gjetje mund ta shpjegojnë faktin, se pse tek njerëzit obezë rritet rreziku i prekjen nga astma.
Në studimin e publikuar në European Respiratory Journal, shkencëtarët kanë analizuar mostra, të cilat ishin donuar për tu kryer ky hulumtim. Sipas rezultateve, njerëzit të cilët ishin me mbipeshë, kishin të zhvilluara disa inde yndyrore në muret e rrugëve të frymëmarrjes.
“Ne e kemi ditur se astma i prekë më shumë njerëzit, të cilët janë me mbipeshë, mirëpo tani e kemi kuptuar arsyen pse”, tha Peter Noble, autor i këtij studimi.
Ky studim ishte bërë me një numër të vogël të personave, ndërsa si qëllim e kanë vazhdimin dhe përsëritjen e këtij studimi, për të konfirmuar këtë teori 100%. Gjithashtu, shkencëtaret kanë për qëllim të vërtetojnë nëse rënia në peshë, mund të ndikoj në zhdukjen e kësaj sëmundjeje.