Njihuni me vlerat ushqyese të thanave

Njihuni me vlerat ushqyese të thanave

Shëndetësi October 14, 2019 - 09:55
Lexoni detajet

Thanat janë fruta me vlera të larta ushqyese dhe janë shumë të mira edhe për trajtimin e disa sëmundjeve, një prej të cilave është diabeti.  Dy mënyra shumë efektive, për përdorimin e thanave për ta parandaluar diabetin janë paraqitur nga Agroweb:

15 Kokrra thana në ditë- Sipas ekspertëve, 15 kokrra thana në ditë, janë kura natyrale për luftimin e diabetit.

Lëngu I thanave- për përgaditjen e kësaj kure duhet të përdorni 1kg thana dhe 25 litra ujë. Pastaj duhet të bëhet zierja e tyre për një orë rresht dhe pasi të ftohen të konsumohet në formë lëngu.

Disa përdorime të tjera të thanës janë edhe për të ulur temperaturën si dhe për luftimin e disa çrregullimeve të zorrëve.  Ato mund ta shërojnë edhe diarrenë. Thanat mund të ruhen në frigorifer për një kohë të gjatë, sepse nuk I humbin vlerat e tyre