Mposhtni plogështinë e verës me këto metoda

Mposhtni plogështinë e verës me këto metoda

Shëndetësi August 20, 2019 - 16:14
Këshilla jetesore

Dhimbja e kokës, mungesa e përqëndrimit dhe mungesa e energjisë, janë vetëm disa nga simptomat nga të cilat përfshihemi në këto ditë të nxehta të verës. Këto shqetësime fizike dhe psikike i prekin shumicën e njerëzve, sidomos ata të moshës 35 deri në 54 vjeç.

Disa nga mënyrat më të lehta, për t’i luftuar këto simptoma janë:

Konsumoni sa më shumë pemë- Padyshim që eshtë një nga mënyrat më të mira, për ta mbajtur organizmin të freskët dhe të shtoni energjinë.

Konsumoni ujë me limon- Uji më limon është një nga përzierjet më të shëndetshme, që mund t’i përdorni në ditë të nxehta.

Bëni aktivitete fizike-Në mbrëmje ose në mëngjes, provoni të bëni aktivitete fizike, në mënyrë që të çlironi stresin dhe të ndiheni më energjikë.

Konsumoni çaj me xhinxher- çaji i gjelbër me xhinxher është shumë i shëndetshëm dhe preferohet të konsumohet sidomos në këto ditë të nxehta.

Për t’i përballuar temperaturat e larta dhe lodhjen e ditës mund të bëni një dush të ftohtë, të bëni një masazh apo të kaloni kohë në plazh.