Bota së shpejti mund të mbes pa banane

Bota së shpejti mund të mbes pa banane

Shëndetësi August 18, 2019 - 12:50
Lexoni detajet

Frika se bananet janë në rrezik po bëhet tashmë një realitet, pasi një sëmundje shkatërruese po dëmton plantacionet më të mëdha në botë.

Kolumbia ka shpallur emergjencë mbarëkombëtare, pasi zbuluan kërpudhat që po shkatërronin plantacionin në tokën e këtij rajoni.

Që nga vitet e 90’ta, kërpudhat e quajtura sëmundja e Panamasë janë përhapur në Azi, Australi, Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Ngushëllimi i vetëm momentalisht është se Amerika, prodhuesi më i madh, kishte mbetur i paprekur.

Dhe, tani, organizmi Fusarium tip 4 (TR4) u zbulua në afro 180 hektarë në provincën verilindore të La Guajira.

Situata është aq serioze, sa mund të ndalojë importet e pesë miliardë bananeve që vijnë vetëm në Britani të Madhe çdo vit.

Shpresohet se modifikimi gjenetik dhe shfrytëzimi i varieteteve mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje kundrejt mos-shuarjes së ekzistencës së këtij fruti.